Qumeshti i gjirit ul vdekshmerine foshnjore

Ka disa arsye pse nenat duhet te zgjedhin ushqyerjen e neonatit me gji. Kjo menyre ushqyerje eshte forma me e arsyeshme duke u nisur nga kalorite qe ky qumesht siguron per organizmin e foshnjes dhe te nenes.

Studimet e fundit kane arritur ne perfundimin se ushqyerja me gji ul ne 20% vdeksmerine e foshnjeve te sapolindura.

Kete e konfirmojne hulumtuesit italian te mjekesise prenatale dhe ata te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.Gjithashtu, qumeshti i gjirit njihet per vlerat anti infektive, anti alergjike, etj.

Kjo lloje ushqyerje krijon nje raport me te ngushte mes nenes dhe foshnjes, permbush kerkesat e femijes per ngrohtesi, besim, mbeshtetje, siguri dhe ul mundesite qe nena te preket nga kanceri i gjirit ndaj edhe  keshillohet dhe nxitet kaq shume nga mjeket ne mabre boten.