Qumështi mund të jetë shkaktar i akneve!

Disa studime më të reja, kanë treguar lidhjen në mes të produkteve të qumështit dhe paraqitjes së akneve.

Ka shumë pak studime të cilat e hulumtojnë lidhjen e ushqimit që hamë dhe paraqitjes së akneve. Megjithatë, është shumë i shpërndarë mendimi se ushqimet yndyrore, si çokollata, picat si edhe ushqimi i fërguar, disi mund të çojnë deri tek yndyrëzimi i poreve, ashtu që ajo paraqitet edhe në lëkurën e fytyrës.

Rreth kësaj nuk ka dëshmi shkencore. Disa studime më të reja, kanë treguar lidhjen në mes të produkteve të qumështit dhe paraqitjes së akneve. Tek to ka disa përbërës të cilët mund të stimulojnë gjëndrat në atë mënyrë që të vijë deri tek paraqitja e akneve.

Andaj, për njerëzit të cilët kanë problem me aknet, ekspertët preferojnë zvogëlim (por jo heqje dorë) nga produktet e qumështit.