Receta për largimin e qimeve të pakëndshme nga fytyra

Receta për largimin e qimeve të pakëndshme nga fytyraQimet e holla në faqe, ballë dhe qafë paraqesin për shumë femra një makth të vërtetë, veçanërisht për shkak të ndikimit të hormoneve, ato me kohë bëhen më të errëta dhe më të theksuara.

Pra, këtu keni një recetë popullore për të shpëtuar prej tyre një herë e përgjithmonë, e cila është më e mirë se depilimi klasik.

E gjitha që duhet bërë për të zgjidhur përgjithmonë problemin e qimeve të pakëndshme është gjysmë lugë gjelle vaj kokosi (mund të përdorni vaj ulliri, por nuk është aq efikas), tri lugë mielli integral dhe pak ujë. Para së gjithash, fytyra duhet pastruar mirë nga grimi dhe papastërtitë e tjera dhe pastaj në pjesët problematike të fytyrës aplikoni vaj kokosi dhe masazhoni atë në lëkurë.

Pastaj, në një enë përzieni miellin dhe ujin derisa të fitoni një pastë homogjene, mandej menjëherë e aplikoni në fytyrë, transmeton “Zëri.info”. Lejoni atë që pothuajse plotësisht të thahet, kurse për këtë do t’ju duhen rreth dhjetë minuta. Pastaj edhe një herë fërkoni përzierjen tani pothuajse të brishtë dhe butësisht e largoni.

Nëse paraqitet skuqja dhe një ndjenjë e lëkurës së tërhequr mos u shqetësoni, ajo së shpejti do të kalojë. Pastroni mirë fytyrën me tonik dhe pastaj aplikoni krem ​​me lëndë ushqyese ose serum. Përsëriteni këtë procedurë dy herë në javë në intervale të rregullta prej katër javësh.