Recetat bimore për një lëkurë me shkëlqim

Kozmetika natyrore ndoshta nuk është e fortë sa ajo kimike, por ndoshta kjo edhe është arsyeja pse ajo ndihmon më shumë në kujdesin e shëndetit të lëkurës.

Dhe, jo vetëm kjo, substancat aktive nga bimët shëruese kanë treguar efekt terapeutik. Maskat, të cilat i bëni vetë në shtëpi, mund të zbutin problemet dermatologjike, madje edhe të parandalojnë shfaqjen e disa prej tyre, shpjegon prof. dr. Knajtner në librin e tij – “Kozmetika natyrale”. Ne ju sjellim disa nga këto receta që mund të jenë shumë të dobishme për shëndetin tuaj.

 Kamomili shëron seborrean

 Nevojitetn:

• 50 g kamomil;

• 100 ml qumësht;

• 15 g mjaltë.

 Përgatitja:

Gjethet e kamomilit i derdhni në qumësht të ngrohtë dhe e lini të qëndrojë ashtu për dy orë, derisa të ftohet. Shtojeni mjaltin dhe do të fitoni masën e duhur.

 Dredhka fshin kapilarët

Nevojiten:

• 20 g dredhkë, 250 ml ujë;

• 15 g mjaltë, 5 ml vaj bademi.

Përgatitja

Gjethet e bimës i zieni në ujë. Më pas shtoni mjaltin dhe vajin e bademit e pastaj i përzieni derisa të trashet përbërësi.

 

Borziloku kthen lagështinë

 Nevojiten:

• 30 g borzilok;

 • 250 ml ujë;

• 15 ml qumësht.

 Përgatitja

Borzilokun e thatë derdheni në ujë të nxehtë dhe lëreni të qëndrojë ashtu derisa të ftohet. Më pas i shtoni qumësht dhe përzieni.

 Menta pastron njollat

 Nevojiten:

• 15 g mentë’

• 250 ml ujë.

 Përgatitja

Mentën derdheni në ujë të valuar dhe e lini ashtu për dy orë rresht. Më pas do të fitoni një losion ngjyrë të gjelbër që në mënyrën më të mirë të mundshme do të pastrojë njollat.

Komento