Recetat kundër ftohjes, kollës dhe dhembjeve të fytit

Ka shumë mënyra që lloje të ndryshme të kollës, pezmatimit të fytit, apo disa sëmundje tjera mund të zbuten me ndihmën e ilaçeve tradicionale. Për një gjë të tillë, më të efektshmet janë recetat e të parëve tanë.

Rrepkë e bardhë me mjaltë

Një rrepke të madhe t’ia jepni formën e gotës. Brenda vendosni dy lugë mjaltë, e mbuloni dhe e lini gjatë natës. Në mëngjes mjalti do të përzihet me lëngu që lëshon rrepka. Për qetësimin e kollës, në mëngjes dhe mbrëmje merrni nga një lugë të këtij lëngu.

 

Qepë e kuqe me mjaltë

Një kokë qepë e vendosni në gotë, me pak ujë, më pas shtoni edhe mjaltin dhe çdo mëngjes konsumojeni lëngun e qepës dhe mjaltit.

 

Sherbela si mjaltë

Zieni një çaj të fortë me 40 gramë sherbelë dhe 600 mililitra ujë. Më pas shkrini 300 gramë sheqer pa ujë. Në sheqerin serirë shtoni edhe çajin e përgatitur dhe kështu me pak zjarr ta zieni derisa të fitoni trashësinë e mjaltit. Më pas përmbajtjen ta lini të ftohet, ta vendosni në një enë të qelqtë dhe ta ruani në të ftohtë. Për qetësimin kollës të rriturit do duhej të përdornin çdo ditë tri lugë nga kjo përbërje, ndërsa të vegjlit një lugë brenda ditës. Pos se qetëson kollën, ky lloj mjalti ju sugjerohet edhe duhanxhinjve për t’i pastruar mushkëritë. Sherbela, përndryshe njihet si pastruese e fytit, laringut. Në vajin e saj eterik përmban substanca antibakteriale, që mbron nga infeksionet, prandaj edhe sugjerohet kundër ftohjes dhe kollës.

Komento