Recetë e njohur për largimin e toksinave nga trupi!

Recetë e njohur për largimin e toksinave nga trupi!Fakti se shumica e toksinave grumbullohen në zorrë, mund të shkaktojnë dhe zhvillojnë sëmundje të ndryshme malinje…

Dr. Victoria Semjonova njihet si eksperte për trajtimet natyrale të sëmundjeve, dhe me këtë rast ajo ndau recetën e saj për pastrimin radikal të zorrëve.

Sipas saj, kjo recetë është aq e fuqishme dhe aq mirë eliminon toksinat nga trupi saqë konsumi i rregullt mund të parandalojë edhe kancerin.

Përbërësit:

500 gr karrota
500 gr rrepë
Një sasi të vogël kajsi të thata
Një grusht rrush të thatë
Një lugë mjaltë
Përgatitja:

Preni imët perimet dhe hidhni në një tenxhere. Më pas shtoni ujin e vluar në mënyrë që uji të jetë dy gishta mbi perimet. Shtoni sasinë e vogël të kajsive të thata si dhe rrushit të thatë. Vendoseni tenxheren në zjarr deri sa uji të vlojë. Pasi të vlojë uji largojeni tenxheren nga zjarri.

Pasi të ftohet pak, shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe lëreni të qëndrojë i mbuluar për 12 orë në një vend të freskët dhe të thatë. Ndani pjesën e lëngshme nga ajo e fortë, ku lëngun mund ta konsumoni si pije ndërsa pjesën e mbetur të fortë t shfrytëzoni në përgatitjen e ngrënies. Ruajeni në frigorifer.

Aplikimi: Kjo sasi është e mjaftueshme për dy ditë. Pini një gjysmë gote (1-1.5 dl) tri herë në ditë, para ushqimit.

Pastrimi i zorrëve përmes kësaj recete duhet të zgjasë një muaj. Pas kësaj, zorrët do të ripërtrihen. Kjo pije është e dobishme për trajtimin e kancerit apo edhe parandalimin e tij.

Për efekt më të mirë të këtij trajtimi natyral, do të ishte ideale që përbërësit të jenë me bazë organike.