Recete fantastike

Recete fantastike Koha kalon shpejt dhe shenjat e para të lodhjes dhe plakjes kanë filluar të shfaqen në lëkurën tuaj.Tani ju mund të bëni vetë maskën tuaj vetëm nga përbërës natyral.

Jo vetëm që përbërësit janë me çmime tejet të volitshme, por kjo maskë është e mrekullueshëm dhe rezultatet do të shfaqen qe me përdorimin e parë.

Perberesit:
-1 luge gjelle kos i trashe ose salce kosi
-5 luge gjelle leng karrote te fresket
-1 luge gjelle miell misri

Pergatitja:
Tresni miellin e misrit në gjysmë gotë me ujë, pastaj hidheni në një tenxhere dhe me pas shtoni 100ml ujë të valuar. Lereni ne zjarr me temperature të ulët (duke e trazuar vazhdimisht) deri sa të merrni një përzierje të trashë homogjene.
Pastaj, lejojeni perzjerjen te ftohet pak dhe me pas shtoni kosin dhe lëngun e freskët te karrotave.Perzjejeni mire, me pas perhapeni masken ne fytyren tuaj dhe lereni te veproje per 25-30 minuta.
Eshte mire qe ti beni scrub fytyres para aplikimit te kesaj maske.
Në fund, lani fytyren me ujë të ngrohtë dhe me pas aplikoni krem ushqyes. Ju mund ta ruani pjesen e mbetur te maskes ne frigorifer.
Për të arritur rezultatet më të mira, ju duhet ta aplikoni kete maskë në fytyrën tuaj për tri ditë me radhë.
Kjo maskë do të heqë gjurmët e lodhjes dhe rrudhave, do te hidratoje fytyrën tuaj, dhe lëkura juaj do të jetë e tendosur dhe e butë.