Redukto rrudhat duke bërë seks

Redukto rrudhat duke bërë seksNjë marrëdhënie seksuale e rregullt ndihmon ndjeshëm në reduktimin e rrudhave.

Ky është rezultati një studimi të kryer nga “National Health Services” në Britani, i cili i ka provuar hipotezat e hedhura vazhdimisht se seksi i rregullt ndihmon shumë në reduktimin e rrudhave.
Sipas studimit, seksi i rregullt ndihmon në zvogëlimin e niveleve të stresit, i cili është shkaktari kryesor i krijimit të rrudhave.

Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e plakjes (në këtë mënyrë edhe të rrudhave), sepse kthjellojnë mendjen, vënë çdo pjesë të trupit në lëvizje, duke ndaluar plakjen e parakohshme.

Po ashtu, rrudhat krijohen edhe për shkak të mungesës së ushtrimit fizik. Duke i vënë të gjithë muskujt në lëvizje, seksi ndihmon në të njëjtën kohë edhe qarkullimin e gjakut në vena, duke ushqyer kështu më mirë lëkurën.

Gjatë seksit të nxehtë është konstatuar se shpenzohen 560 kalori, po aq sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhome. Kjo, sipas studiuesve, shpjegohet me faktin se seksi është një ushtrim mjaft i mirë për trupin. Një orë seks është e barabartë me djegien e një numri të madh të kalorive gjatë punës së përditshme.

Sipas studimit, njerëzit që kanë një stil jete pasiv, që nuk ushtrohen rregullisht në palestër, janë më të rriskuar nga krijimi i rrudhave në moshë të re, ndaj duke bërë seks të rregullt do t’i sigurojnë vetes dhe partnerit një jetë më të shëndetshme.

Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjtë kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut, lëkura bëhet më e lëmuar dhe më e shtrënguar,shkruan revista class. Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

Dhe, mbi të gjitha, shpjegojnë seksologët, seksi të bën shumë tërheqës dhe joshes,shkruan revista class. Kur dashuron, kuptohet që bën seks edhe më shumë e më shpesh, duke iu dhënë femrave një pamje të bukur dhe të shkëlqyeshme femrave, ndërsa meshkujve një pamje më agresive.

Kështu, nëse të janë krijuar rrudhat, arsyen mund ta kesh në krevat.