Rëndësia e aktivitetit fizik

ushtrimeShumë shpesh kalojmë ditë të tëra pa bërë asgjë, dhe kjo nga shumë mjekë nuk këshillohet, mos harroni që çdo ditë sa më shumë aktivitet të bëni aq më mirë do të jetë për ju dhe trupin tuaj.

Bëj diçka çdo ditë, për shkak se ushtrimet e zbusin stresin vetëm për 24 orë maksimum. Kështu pra për ti mbledh gjitha dobitë ju duhet të ushtroni për çdo ditë.
Nëse preferon atëherë cakto 10 minuta aktivitet çdo ditë – gjatë drekës, pas darkës, apo menjëherë posa të zgjohesh dhe shtëpia është ende e qetë.
Aktiviteti përmirëson qarkullimin që njëkohësisht dërgon më shumë materie ushqyese në qelizat e lekurës.

Aktiviteti gjithashtu shton kapacitetin e mushkërive, kështu pra mund të marrësh më shumë oksigjen, të ngjall shpirtin dhe të bën të ndihesh përgjithësisht më mirë, e gjithashtu lufton sëmundjet që kanë të bëjnë me moshën. Për shumë njerëz është mënyra më e mirë e zvogëlimit të stresit.