Rendesia e Vitamines E

Rendesia e Vitamines ENuk kanë vetëm efekt antioksidant. Efekti mbrojtës i fruta-perimeve ndaj sëmundjes së Parkinsonit, nuk lidhet vetëm me praninë e vitaminës E dhe ndaj efektit të përgjithshëm antioksidant, por dhe prej disa substancave të tjera.

Një studim i kryer nga një grup studiuesish amerikanë, i kryer mbi një kampion prej më tepër se 100 mijë personash të ndjekur për gati 13 vjet, i publikuar në revistën “Neurology”, hedh hipotezën se perimet mbrojnë neuronet falë disa substancave që lidhen me vitaminën E.

Shumin Zhang, specialist pranë “Harvard School of Public Health” në Boston, ka ekzaminuar dietën e një kampioni prej 77 mijë grash dhe 47 mijë burrash, prej të cilëve 371 vuanin nga Parkinsoni.

Analizat kanë treguar se përdorimi i integratorëve dietikë që përmban vitamina E (edhe në doza të mëdha), vitamina C ose karotenoidet, nuk kishin asnjë efekt mbi rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit. Ndërsa probabiliteti për tu sëmurur ulej ndjeshëm nëse përdoreshin perime që përmbanin vitamina E, ose arra (që janë burim i vitaminës E).

Kush konsumonte të paktën 5 herë në javë këto produkte kishte një propabilitet më të ulët për tu prekur nga sëmundja sesa ata që i konsumonin vetëm një herë në muaj. Sipas Zhang, këto të dhëna sugjerojnë se efekti mbrojtës i këtyre perimeve nuk varet nga antioksidantët që përmbajnë, por lidhet me substanca të tjera, ende të paidentifikuara, që nuk lidhen me vitaminën E. Ky rezultat duket të kundërshtojë hipotezën e hedhur nga studime të mëparshme, se Parkinsoni shkaktohet nga shtimi i proceseve oksidante.