Respekt dhe ndershmëri, këto kërkohen nga meshkujt

Ja çfarë duan gratë. Janë dy vlerat kryesore që e bëjnë më të fortë një lidhje. Pastaj vijnë gjërat e tjera që klasifikohen në listën para se një femër të krijojë një lidhje me një mashkull.

Çdo grua ka shijet e saj lidhur me partnerin që dëshiron. Ka nga ato që e duan bukurosh si George Clooney, të tjera e preferojnë sportivë, ose të pandikueshëm ndaj “biondeve”, me fjalë të tjera, indiferentë ndaj duhanit dhe birrës, të preferojnë më shumë verën se birrën.

Por nëse në një lidhje ndershmëria, komunikimi i mirë dhe respekti janë tiparet që e karakterizojnë atë, është e sigurt se shumë femra do t’i vinin në listën e tyre para se të zhyteshin në një lidhje dashurie.

Jemi dy të rritur

Duket e kundërta, por në fakt nuk është kështu. Le të supozojmë se një lidhje e shëndoshë fillon me takimin mes dy personave të rritur. Lidhja do të bëhej më e vështirë nëse një femër do të guxonte të lidhej me një adoleshent, sepse ky i fundit të vuajë nga sindroma e Piter Panit. Tanimë janë të largëta ditët kur femra mendonte që ta ndryshonte partnerin e saj. Karakterin e njeriut e njeh me kalimin e viteve, por ta ndryshosh është një mision sa i pamundur, aq edhe i dëmshëm. Mashkulli duhet të shërohet nga ‘plagët’ e të kaluarës dhe më pas të jetë në gjendje të përballojë me guxim dhe besim sfidat e të tashmes.

Të qeshësh të bën mirë

Natyrisht që nuk do të kërkoni dikë i cili me profesion është komik, megjithatë një dozë e mirë humori mund t’ju ndihmojë në ato ditë që e keni moralin e rënë. Dhe nëse jeta juaj nuk ka qenë e lehtë, do të jetë ai që do t’iu ndriçojë me diellin e tij, duke ju bërë për të qeshur. Dihet se e qeshura është një mirëqenie për jetën në çift, përveç faktit që i bën mirë shëndetit.

“Ji e parezistueshme”

Nuk ka rëndësi nëse nuk je gjithmonë e bukur, e rëndësishme është që partneri të të bëjë gjithmonë të ndihesh e parezistueshme, kur përpiqesh që të jesh gjithnjë me moral të ngritur, kur ndryshon ngjyrën e flokëve ose look-un. Partneri i duhur është ai që e vëren gjithmonë dhe menjëherë ndryshimin, ai që të bën të kuptosh me një kompliment që të dëshiron jashtëzakonisht, gjithmonë dhe kudo.

Në shtrat mëson

Nuk ka shumë rëndësi nëse partneri juaj nuk ka eksperiencë në shtrat. Ajo që vlen është ngrohtësia dhe pasioni i intimitetit, pastaj në fund të fundit, asgjë nuk është e vështirë për t’u mësuar. Në këtë pikë mund ta ndihmoni ju, duke i treguar dëshirat tuaja. Nuk duhet harruar që një lidhje e fortë dashurie fillon nga pasioni seksual. Mos u shqetësoni nëse ai nuk quhet ‘Rocky Balbola’. Por nëse partneri juaj nuk bën asnjë sforco për të eksperimentuar dhe kuptuar se çfarë ju pëlqen dhe ju eksiton, atëherë gjërat ndryshojnë: më mirë mos u ngatërroni me të.

Të dridhura dhe flutura

Çfarë ndodh kur ritakoheni me të dashurin tuaj pas një periudhe ndarjeje? Nuk ka rëndësi se kjo gjë ka ndodhur një orë apo një javë më parë. Të jeni të bindur se ky është testi më i mirë për të kuptuar temperaturën e lidhjes suaj. Nëse partneri juaj ju jep dhjetëra puthje, njëqind përkëdhelje dhe ju kushton shumë vëmendje, do të thotë se personi që keni përballë bën të gjitha sforcot e mundshme për të mbajtur në lidhje atë përbërës magjik romanticizmi që ëndërrojnë të gjitha femrat.

Shumë liri

Të rrini bashkë nuk do të thotë të kaloni 24 orë të ditës ngjitur me njëri-tjetrin. Në fakt, liria është një provë e vërtetë besimi që partneri ka karshi jush. Një liri që ka mijëra mënyra për t’u shprehur: nga fundjavat e kaluara vetëm me mikeshat, te eksplorimi i horizonteve të reja profesionale, ose thjesht te qëndrimi vetëm për të qartësuar mendimet. Çdo njëri prej nesh ka shijet e veta dhe nëse partneri juaj pranon hapësirat tuaja jetësore, do të thotë që është një person i pjekur, i kujdesshëm ndaj nevojave të tua dhe rritjes suaj personale.

Komento