Respektojeni orarin dhe humbni peshë

Respektoni orarin:

Kafjalli: 8:00h – 10:00h

Zamra: 9:30h – 10:30h

Dreka: 12:30h – 14:30h

Zamra: 16:00h – 17:30h

Darka: 19:00h – 21:00h.

 

Menyja për shtatë ditë:

Kafjalli është gjithmonë i njëjti: çaj ose kafe me një lugë mjaltë, “myesli” me qumësht ose jogurt, 1 rriskë bukë integrale, 2-3 keksë të thatë.

Vetë përcaktojeni sasinë e ushqimit që do ta konsumoni gjatë shujtave, por keni kujdes që 80% të ushqimit ditor ta konsumoni gjatë paradites. Për zamër mund të konsumoni lloje të ndryshme të pemëve.

 

Dita e parë

Dreka: makarona të zier me sos prej domateje, sallatë të gjelbër me pak lëng limoni.

Darka: peshk në skarë, sallatë të gjelbër.

 

Dita e dytë

Dreka: oriz me qepë me djathë të parafinuar.

Darka: vezë të fërguara me borzilok dhe nenexhik, kripë dhe vaj.

 

Dita e tretë

Dreka: supë me shumë perime dhe drithëra

Darka: fruta të detit të erëzuara me limon, peshk në foli, sallatë të gjelbër.

 

Dita e katërt

Dreka: spagetë me lëng domateje, sallatë apo speca të pjekur.

Darka: mish viçi të pjekur i erëzuar me lëng limoni, me vaj, kripë dhe piper, sallatë lakre.

 

Dita e pestë

Dreka: supë me perime, sallatë të gjelbër

Darka: gjellë me mish viçi.

 

Dita e gjashtë

Dreka: bizele të ziera apo bishtajore të tjera, varet nga ju dhe shija juaj.

Darka: mish i bardhë pule, patëllxhan i kaltër.

 

Dita e shtatë

Dreka: makarona të zier, domate apo patëllxhan nga skara, i erëzuar dhe me proshutë, borzilok dhe pak qepë.

Darka: peshk deti i pjekur në foli, sallatë të përzier me perime sezonale.

One Comment

  1. qka eshte myesli.

Komento