Rindizeni pasionin ne diten e te dashuruarve!

Shën Valenini është momenti i duhur për te rindezur pasionin. Për te qene te parrezistueshme duhet te jeni kreative. Ja disa ide romantike!

Përgatiteni me pare ambientin dhe përkëdheleni partnerin
Dëshira nuk vjen me magji, prandaj duhet bere gjithçka qe pasioni te ndizet. Për këtë duhet te shtoni me tepër imagjinatën. Habiteni atë duke ndryshuar paksa sjelljen, jepini puthje e ledhatime…Ju duhet te lani enët? Shkoni ne kuzhine dhe ndërkohë pastroni pjatat merrni pozicione seksi. Nëse doni te shihni televizor vendosni ndonjë film romantik. Shtoni kujdesin për te: masazhe, fjale te ëmbla…

Beni një dush se bashku

Harrojeni stresin e punës dhe futuni ne dush. Ndizni disa qirinj dhe thojini partnerit ndonjë fjale qe ta tërhiqni te vije pas jush. Priteni poshtë dushit me një gote shampanje ne dore.

Lëreni veten te lire dhe shprehuni

Boll u treguat vajza e kujdesshme e cila gjithçka e bën pasi e mendon mire. Për te ndezur pasionin mënyra me e mire është ta lini veten te lire dhe te guxoni. Beni dashuri ne vende te çuditshme nëse ju pëlqen, pa menduar “obobo…jo s’jam unë kjo…”, “jo jo nuk duhet”.

Improvizoni një darke afrodiziake

Nuk doni ta festoni Shën Valentinin si shume te tjerë dhe nuk iu pëlqen te shkoni neper restorante? Ju mund te bëni gjithçka edhe ne shtëpinë tuaj. Përgatisni një darke 100% afrodiziake: shampanje, midhje, fruta deti, etj. Gatuani edhe ndonjë pjate te shijshme qe shton epshin dhe dëshirën seksuale. /ikub/