Rolina Naco: “Sindroma e jetëgjatësisë” arrihet me këtë dietë

Dietologia Rolina Naco thekson se njerëzit që kanë prioritet të kenë këtë sindromë jetojnë më shumë se 90 vjet. Po cili është sekreti për ta arritur “sindromën e jetëgjatësisë”? Sipas Nacos, njerëzit që kanë prioritet të kenë këtë sindromë jetojnë më shumë se 90 vjet.

Një karakteristikë që është vënë re tek këta persona është: niveli i lartë i kolesterolit të mirë HDL më shumë se 75mg/ dL.
Sipas saj, që të arrihet në këtë nivel këshillohet:
– të shtohet AKTIVITETI FIZIK prsh kufizimi i përdorimit të makinës për lëvizjet e përditshme
– Jo cigare
– sa më shumë fibra në dietën tuaj (2 sallata të freskëta dhe 3 fruta në ditë)
– ulja e përdorimit të mishit të kuq në 1 herë në javë
-një pushim i vogël në drekë.
Njerëzit që çlodhen sikur vetëm 20 minuta në orarin e drekës kanë një produktivitet shumë më të lartë në punë përveç benefitet që ofron në shëndetin tonë.