Rregullat e veshjes për dasma

Rregullat e veshjes për dasmaZgjedhja e veshjes për dasma mund të jetë e vështirë. Ja disa rregulla që mund t’ju vijnë në ndihmë:

Rregulli kryesor është që ju të mos visheni komplet me të bardhë ose të zezë- është shumë e rëndësishme të dimë se nuk mund të visheni komplet me të bardhë ose me të zezë. Me fustanin e bardhë vishet vetëm nusja kurse e zeza duhet të jetë shumë e veçantë dhe i përshtatshëm për festë.

Zgjidhni ngjyrat e buta si: pastel, rozë, çokollatë. Fustani duhet të ketë një gjatësi të përshtatshme dhe nuk duhet të jetë shumë i hapur. Ai nuk duhet të jetë as shumë i shkurtër, as shumë i gjatë.

Shmangni rrobat sexy: duhen kursyer rrobat shumë transparente, apo të shkurtra duke qenë se nuk janë adekuate për rastin. Shmangni bizhuteritë e mëdha dhe përdorni një pedikyr të përsosur që të duket nga sandalet tuaja.

Komento