Rregullat për mamin e nuses

5 things that all mothers should make the girl's wedding dayGruaja e dytë më e rëndësishme në një dasmë, pas nuses, është mamaja e saj. Ajo është njëkohësisht një e ftuar nderi dhe prandaj ulet në rresht të parë dhe në tavolinën më të afërt me çiftin.

Edhe nëse dasmën e paguan çifti, prindërit quhen të zotët e saj. Por mamatë duhet të jenë të përgatitura për të përmbushur pesë detyra.

Të menaxhojnë familjen

Të dashura mama, nëse e dini që ndonjë nga të afërmit tuaj e nervozon vajzën, mos këmbëngul që ta ftojë ditën e dasmës në përgatitje. Ajo ka nevojë për kohë dhe hapësirë për t’u përgatitur pa stres. Bëhu roje e suitës së saj dhe mbaji të rrezikshmit larg sa ajo të ecë drejt tavolinës kryesore.

Mbikqyr djemtë

Këtu bën pjesë dhe burri juaj. Bashkëpuno me mamanë e dhëndrit për t’u bindur që të gjithë shoqëruesit do jenë gati në kohën e paracaktuar që nusja mos të shqetësohet për këto.

Sigurohu që të ftuarit të hanë në koktej

Ato do pinë dhe do jetë më e lehtë të dehen po ta kenë stomakun bosh. Nuk është aspak e këndshme, sidomos nëse do venë krushq të nesërmen. Kështu që sigurohu që të ketë ushqime dhe pije të buta për zonjat që të kenë diçka në stomak.

Ti vetë të jesh gati

Mos shko me dy fustane te nusja dhe t’i thuash të zgjedhë minutën e fundit. Ajo nuk ka nevojë për dilema të tjera. Dhurata më e mirë që mund t’i bësh është të jesh gati që nëse ajo ka nevojë për më shumë duar ndihmë, të jesh e veshur dhe të shkosh për të ndihmuar vajzën tënde.

Bëhu zëri i arsyes

Nëse diçka nuk shkon mirë, rri e qetë dhe mundohu ta korrigjosh. Gjërat edhe nuk shkojnë mirë dhe si mamaja e nuses, disa nga këto duhet t’i kesh kujdes. Por disa gjëra nuk rregullohen si për shembull floristi sjell lulet e gabuara pak minuta para fillimit të festës. Në vend që të shqetësohesh bashkë me vajzën, thuaji sa i rëndësishëm mund të jetë ky detaj në gjithë organizimin dhe sa do qeshni me të më vonë. Zvogëlo problemet dhe ndihmoje të përqendrohet te gjërat e bukura që po ndodhin rreth saj.

Gjëja më e rëndësishme që një mama mund të bëjë në dasmën e së bijës është të jetë atje për të, e tëra dhe pa menduar për veten. Ti je mamaja e saj dhe ajo ka nevojë për ty.