Rreziku nga niveli i lartë i sheqerit

Rreziku nga niveli i lartë i sheqeritSipas një studimi të zhvilluar së fundi, niveli i lartë i sheqerit shkakton një acarim në lidhjen mes zonave të trurit, duke sjellë humbjen e kontrollit të emocioneve.

Studiuesit bëjnë me dije se në mesin e të sëmurëve me diabet, një numër i madh i tyre rrezikojnë të preken nga depresioni, krahasuar me njerëzit e shëndetshëm.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak, tipike për të prekurit nga diabeti i tipit 1, është i lidhur me nivele të larta të neurotransmetuesve të pranishëm në trurin e personave të prekur nga depresioni.

Për ta konkretizuar këtë, një studim britanik i “Society of Endocrinology”, dhe në të cilin kanë marrë me mijëra njerëz të të dy gjinive, ka treguar se niveli i lartë i sheqerit shkakton depresion. /Zëri/

Komento