Rreziqet që i sjell mungesa e vitaminës D

Rreziqet që i sjell mungesa e vitaminës DMungesa e vitaminës D në trup mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, për të cilat as që mund të mos e keni ditur.

Nëse i keni shenjat e mëposhtme, ekspertët ju rekomandojnë të konsultoheni me një doktor për të parë nëse keni mungesë të kësaj vlere të rëndësishme ushqyese.

Mbipesha

Meshkujt dhe gratë obezë janë më të prirë të kenë mungesë të vitaminës D. Vitaminën D mund ta fitoni nga rrezet e diellit dhe produktet djathore.

Diabeti

Personat e prekur nga diabeti kanë nivele më të vogla të vitaminës D në trup. Studimet tregojnë se nivelet e vogla të vitaminës D dhe obezitetit janë ndër mënyrat se si shkaktohet diabeti.

Sëmundjet e zemrës

Këto dyja shkojnë bashkas. Nivelet ekstreme të vogla të vitaminës D ju bëjnë trefish më të rrezikuar të zhvilloni sëmundje kardiovaskulare.

Lupusi

Sëmundja kronike pezmatuese në të cilën sistemi i imunitetit të trupit i sulmon organet – Lupusi -vazhdimisht ndërlidhet me mungesën e vitaminës D në trup.

Lindja e parakohshme

Gratë që janë në pritje për t’u bërë nëna, janë më të rrezikuara të kenë lindje të parakohshme nëse kanë mungesë të kësaj vitamine. Veç kësaj, vitamina D nevojitet edhe për të zvogëluar infeksionet bakteriale në placentë.

Sindroma paramenstruale (PMS)

Sipas shumë studimeve të ndryshme, gratë e moshave 27 deri 44 vjet janë më të rrezikuara të kenë simptoma të PMS-së. Hulumtuesit besojnë se sasia e duhur e vitaminës D në trup, ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të tilla.

Alopecia dhe rënia e flokëve

Gratë të cilat ballafaqohen me problemin e rënies së flokëve, priren të kenë nivele të vogla të vitaminës D në trup. Kjo vitaminë është e rëndësishme për ciklin e flokëve dhe ju ndihmon flokëve të kalojnë nga faza e “pushimit” në fazën e rritjes. /Telegrafi/

Komento