Rritet numri i meshkujve që vuajnë nga seksomnia

Duket absurde, mirëpo ekziston seksomnia. Është në rritje numri i meshkujve, të cilët kanë sindromën që i detyron të bëjnë seks derisa janë duke fjetur.

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se këta meshkuj dëshirojnë të bëjnë seks gjatë natës, ndërsa në mëngjes nuk mbajnë mend asgjë.

Aktet e tilla seksuale konsiderohen të lodhshme dhe rraskapitëse për gratë, të cilave u prishet gjumi në mes të natës për të bërë seks, ndërsa më e keqja është se partnerët e tyre nuk kujtojnë asgjë rreth kësaj.

Femrat që kanë partnerë të tillë, më së shpeshti ankohen për pagjumësi dhe mosarritje të kryerjes së obligimeve në punë për shkak të sindromës së meshkujve të tyre.

Seksomnia është sindromë që është identifikuar që në vitet e nëntëdhjeta në Kanada, ndërsa është përfshirë në të njëjtën kategori me ecjen dhe të folurit në gjumë.

Komento