Rroba për shtatzënat

Një tjetër faktor i rëndësishëm në zhvillimin normal të embrionit dhe në shëndetin e nënës, është edhe veshja që gruaja shtatzëne përdor.

Pikë së pari, ajo duhet të mënjanojë idetë se gjatë kësaj periudhe do të shtoj në peshë apo do të duket më e shëmtuar.

Ajo duhet të dijë se po përgatitet të sjellë në botë një fëmijë që për të do të jetë më i bukuri i mundshëm.

Lidhur me veshjen, zakonisht, gratë shtatzëna nisin të duken pas muajit të katërt. Deri në këtë periudhë, nga jashtë nuk duket të ketë ndonjë ndryshim.

Ajo që gruaja shtatzënë duhet të ketë kujdes me veshjen, ka të bëjë me kujdesin që duhet të tregojë kryesisht me pjesën e belit. Veshja e pantallonave apo fundeve të ngushta në bel, shton përzierje të barkut dhe të vjellat.

Për këtë arsye, veshjet duhet të jenë të bollshme dhe të rehatshme.

Mënjanimi i këpucëve me takë të lartë gjatë shtatzënisë, është një kusht i domosdoshëm.

Këpucët me takë të lartë, shpërndajnë peshën e trupit në mënyrë të çrregullt, gjë kjo që ndikon edhe në ekuilibrin e gruas.

Me rritjen e barkut, pjesa më e ngushtë e belit futet brenda, vithet dalin jashtë dhe shpatullat tërhiqen mbrapa. Kështu që këpucët e sheshta, janë një domosdoshmëri gjatë kësaj periudhe./Telegrafi/

Komento