Rrufe, grip? Qepa eshte ilaci natyral me i mire

Qepa është e pasur me kripëra minerale dhe obligo-elemente. Duke u kombinuar edhe me substancat qe ndodhen ne organizëm ajo stimulon një mbrojtje natyrale.

Kundër rrufës: kokrrat e qepës se njome

Allium cepa përdoret për infeksionet e ndryshme te rrugëve te frymëmarrjes. Qe kur ju sëmureni me rrufe, e cila shkakton shume teshtima dhe rrjedhje te hundeve, mundohuni te përdorni kokrrat e qepës se njome.

Ne fillim konsumoni për  tre dite,  çdo dy ore nga  3 kokrra. Ditët ne vijim uleni dozën derisa te shëroheni tamam. Qepa e njome është shume e  mire edhe për bronkitin dhe laringitin.

Kundër gripit: një përbërje me qepe dhe ujë

Për ta forcuar organizmin ne periudhën kur jeni te sëmurë me grip dhe për një mbrojtje te mire imunitare, mjeket këshillojnë te prisni imët dy qepe, t’i lini ato te marinohen për disa ore ne 500ml ujë ambienti dhe te pini nga një gote ndërmjet çdo vakti. Mund te pini edhe një gote para se te flini. Do e shihni ndryshimin!

Kundër dhimbjes se fytit: shurup me qepe

Receta e këtij shurupi është shume e thjeshte për t’u realizuar. Merrni 100gr qepe, grijeni sa me imët dhe për 10 minuta vëreni te zieje ne 200ml ujë. Pasi ta hiqni lëreni te ftohet dhe shtojini një luge gjelle mjaltë. Vendoseni përsëri te zieje derisa te krijohet një lëng pak i trashe. Nëse keni dhimbje fyti pini 4 deri 6 luge kafeje derisa te shëroheni.

Kundër te ftohtit: vere te përzierë me qepe

Përgatiteni këtë recete qe ne momentin qe temperaturat fillojnë te bien. Ne këtë mënyrë ju nuk do e ndieni aq te ftohtin. Grini 300gr qepe dhe shtypeni. Shtojuni 100gr mjaltë te lëngshme dhe 600ml vere te bardhe. Përziejeni mire dhe  pini 2 deri 4 luge gjelle sapo te ndieni ethe. E mira është qe te pihet pak e freskët. Kujdes! Kjo pije përmban edhe alkool, kështu qe mos e teproni.