Rrugët e përshpejtimit të metabolizmit

A nuk dëshironi të përshpejtoni metabolizmin dhe të digjni më shumë yndyrë?

Nëse jeni nga ata të cilët ankohen shpesh se nuk mund të shkojnë në sallonet e sportit, nuk mund të qëndrojnë pa ngrënë dhe dobësohen shumë ngadalë, atëherë dëgjojini me kujdes këshillat e mëposhtme të specialistëve.

Veçanërisht ata të cilët hanë në mes vakteve, rrisin sasinë e yndyrës në trup dhe në këtë mënyrë shëndoshen.

Ndërkohë që specialistët pohojnë se mesatarja ditore e kalorive të një trupi normal është 1800-2200 kalori, ekuilibrimi i kësaj shifre është në dorën tuaj. P.sh lëngu i limonit i përdorur në ushqime pengon mbledhjen e yndyrës dhe ju ndihmon të dobësoheni më shpejt.

Krahas kësaj me anë të një ecjeje të rregullt mbrëmjeve mund të nxirrni në maksimum faktorin e djegies së yndyrës.

Duke marrë dhe mbështetjen e kalciumit, vitaminës C dhe B, limoni ndihmon në funksionimin e shpejtë dhe efektiv të metabolizmit. Kështu rritet dhe sasia e kalorive dhe yndyrës së djegur.

Ndihmon në kontrollimin e kileve duke penguar mbledhjen e yndyrës.

Duke përshpejtuar sistemin tretës përshpejton dhe metabolizmin.

Mundëson zgjimin e shpejtë të sistemit tretës pas një nate të gjatë, gjatë së cilës ky sistem punon ngadalë.

Në të njëjtën kohë esenca e lëngut të limonit është një mjet i mrekullueshëm detoksi.

Me anë të sasisë së lartë të fibrave dhe pektinës pakëson marrjen e kalorive duke ngadalësuar përthithjen e sheqerit të marrë nga produkte të ndryshme. Kështu mund të dobësoheni më shpejt.

Komento