Rrushi i gjarprit ilaçi kundër reumës dhe dhimbjeve në eshtra

Bima “rrushi i gjarprit” (lat. tamus communis) haset në vende të lagështa, e shpeshherë ngjitet edhe nëpër mur. Në fakt, kokrrat e kuqe janë të shijshme, por edhe helmuese,transmeton gazeta Kosova Sot.

VETITË SHËRUESE

Bimën në fjalë mjekët popullorë e përmendin si të shkëlqyeshme për shërimin e të djegurave, e në pranverë përgatitet çaji nga gjethet e bimës, për ta shpëlarë organizmin pas dimrit. Rrënja e freskët e irriton lëkurën, kështu që nuk duhet prekur pa doreza,e pikërisht sasia e helmeve gjendet në rrënjë dhe fryt. Rrënja përdoret për përdorim të jashtëm, për shërimin e reumës, nervit ishiatik, dhimbjet në eshtra. Është i mirë edhe për sëmundjet e lëkurës.

RECETA KUNDËR DHIMBJEVE NË ESHTRA DHE SËMUNDJET E LËKURËS

Pastrojeni rrënjën dhe e imtësoni në blender. Shtoni 200 ml ujë dhe me tretjen lyeni vendet ku keni dhimbje. KUNDËR REUMËS Me rrënjën e bimës lyeni vendet ku ndjeni dhimbje, ose e grini rrënjën dhe e derdhni në konjak, e lini për 12 orë. Kompresën e aplikoni aty ku ndjeni dhimbje.

Komento