Rrushi ndihmon forcimin e imunitetit

Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut.

Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve të tjera të organizmit, transmeton “Zeri.info”.

Në anën tjetër kaliumi dhe hekuri, të cilët futen në përbërjen e kësaj frute, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut.

Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm dhe largojnë dyoksidin e karbonit dhe mbetjet e tjera të panevojshme, përcjell “Zeri.info”.

Mjekët thonë se vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi i freskët ose lëngu i tij i papërpunuar mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri.

Veç kësaj, rrushi ndihmon forcimin e imunitetit, sistemit mbrojtës të organizmit.

Rrushi rekomandohet të hahet sidomos gjatë ditëve të ftohta të vitit pasi që është dëshmuar si parandalues i gripit, por edhe të ftohjes.

Komento