Rutinë shkatërron intimitetin në çift

Rutinë shkatërron intimitetin në çiftSipas psikoterapistes në çift partnerët ankohen në veçanti mbi vështirësinë e krijimit të një dialogu të thellë sentimental me partnerët e tyre. Por nuk është i gjithë faji i meshkujve nëse komunikimi nuk funksionon.

Shumë gra pretendojnë që i dashuri apo burri i tyre ta marrë me mend çka ato provojnë dhe për çfarë kanë nevojë. Shumë mendojnë se dallimet mes sekseve janë zhdukur, por çiftet që arrijnë të krijojnë një sintoni perfekte që nga takimi i parë janë të rrallë.

Në pjesën më të madhe të rasteve duhet mësuar të kuptohesh dhe të flasësh të njëjtën gjuhë, për ndryshe përfundon në ndjenjën e të qënurit vetëm. – shprehen specialistët.

Në përgjithësi shpërthimet emocionale të grave përjetohen nga meshkujt si një furtunë e çastit dhe pikërisht në momentin kur një femër qan, ai mundohet ta kalojë situatën. Kjo është gjëja e parë që atyre iu shkon ndër mend dhe kjo nuk duhet interpretuar negativisht.Aroma e çliruar nga trupi, aromë unike dhe ekskluzive e çdo njeriu. Ajo është një nga elementët më të fortë të tërheqjes ose refuzimit seksual.

Mund të shkaktojë një dëshirë të shfrenuar, ose të bllokojë pakthyeshëm ngarkesën erotike. Nga ana tjetër, nuhatja, bashkë me shijen, është një “shqisë kimike” në kuptimin e ngushtë, sepse përdor si informatorë substanca kimike të veçanta, sipas një mekanizmi shumë të ndërlikuar. Në indet e nuhatjes ka shumë centralin, receptorë qelizorë, të ndjeshëm ndaj nxitjeve të caktuara kimike.

Kur vjen një nga këto nxitje, centralina aktivizohet dhe përcjell mesazhin te sistemi nervor qendror, i cili, nga ana e vet, i përgjigjet me një ujëvarë reaksionesh organike, emocionale dhe sjelljesh. Shembulli i kujtimit nuhatës është emblematik. Një aromë mund të risjellë rrethana të ndërlikuara të së kaluarës, duke nxitur lidhje emocionale dhe afektive të menjëhershme, si pasojë e lidhjes së ngushtë mes strukturave nuhatëse dhe sistemit limbik, zonës së trurit nëpërmjet të cilës kalojnë emocionet tona.

Jeta në çift mund të shkojë mirë vetëm kur dy njerëz janë të dashuruar dhe arrijnë të krijojnë intimitetin e tyre. Por rreziku i parë që i kanoset është rënia në rutinë. Pikërisht për këtë problem kaq serioz nuk ka ditë që gazetat dhe revistat të mos kenë të publikuar një artikull, që të mos flitet në radio apo në televizor, që të mos i kërkohet një këshillë një miku apo mikeje të zemrës apo edhe një eksperti.

Në kohët e sotme kur stresi është bërë pjesë e pandashme e ditëve tona, të dëgjosh që një çift ka një marrëdhënie perfekte është gati e pamundur. Gjithmonë do të ketë një arsye për të prishur atë që të gjithë e kërkojnë, perfeksionin, pasi patjetër do të dalë diçka që nuk do të funksionojë si duhet. Megjithatë qenia njerëzore e rritur është në gjendje të krijojë një raport intim me një individ të seksit tjetër me qëllim që ky raport të jetë i fortë dhe i gjatë në kohë.

Komento