Sa here në javë duhet të bëni seks?

Sa here në javë duhet të bëni seks?Shpesh herë themi, gjella me kripë dhe kripa me karar, por a vlen kjo shprehje për seksin? Sesa herë duhet të bëjmë seks në jetën bashkëshortore është një pyetje që sa interesante, por dhe me shumë përgjigje. A mundet dikush t’i japë përgjigje të saktë kësaj pyetjeje?

Janë përpjekur t’i përgjigjen shpesh studime të shumta, por secili nga këta ka dhënë rezultate të ndryshme.

Mirëpo, një studim thekson se çiftet e moshës së mesme praktikojnë një herë apo dy herë seks në javë.

Natyrisht, edhe mosha mund të ketë rolin kryesor. Çiftet e reja bashkëshortore në moshën njëzet dhe tridhjetëvjeçare bëjnë jetë më të pasur seksuale dhe ndodh që seks të praktikojnë edhe nga disa herë në ditë. Tek çiftet më të moshuara, por që janë një kohë të gjatë në bashkëjetesë, e praktikojnë pak dhe më rrallë seksin.

Pra, përgjigje të vërtetë për pyetjen e shtruar në fillim të këtij teksti nuk ka. Çështja kryesore është kompromisi.
Brenda një jave duhet bërë aq seks sa u përshtatet të dy partnerëve.

Për të marrë përgjigjen personale, është e domosdoshme që në jetën bashkëshortore të keni komunikim të hapur.
Pra, ky është hapi i parë që çon në jetën e shëndoshë seksuale.

Komento