Sa jeni të varur nga rrezitja në diell?

Të gjithë ata persona që, përkundër faktit se janë të vetëdijshëm për rrezikun nga rrezet e diellit, nuk mund të rrinë pa u rrezitur, quhen tenorektikë.

Nëse edhe ju jeni tenorektike, pra nëse jeni nga ata njerëzit që nuk mund t’i bëjnë ballë dëshirës për t’u rrezitur në diell, atëherë rikujtojeni pamjen e plakës së djegur në diell, nga filmi i Cameron Diazit “There’s Something About Mary”

Duke pasur parasysh këtë plakë të përzhitur në diell, do ta keni më të lehtë që ta kuptoni thënien e re në SHBA, se ‘tanning is new smoking’ (rrezitja në diell është e ngjashme me vartësinë nga duhani).

Këta persona zakonisht janë të vetëdijshëm rreth rrezikut që vjen nga rrezatimi i tepërt në diell, por për shkak se pas rrezatimit ndihen shumë më mirë, ata injorojnë rrezikun nga paraqitja e kancerit të lëkurës dhe plakja e parakohshme që paraqitet te personat që rreziten tepër në diell.

Shkencërisht është dëshmuar se rrezatimi ultraviolet shkakton vartësi psikike në mënyrën e njëjtë sikur nikotina.Por, për dallim nga vartësia nga nikotina, vartësia nga rrezatimi nuk është vartësi fizike.

Dihet se rrezitja në diell, nëse është e kufizuar dhe me përdorim të kremrave mbrojtëse, është e dobishme për organizmin, në rend të parë për eshtrat.

Prandaj, personat që nuk rreziten në diell, mund të sëmuren nga sëmundja e eshtrave, që quhet osteoporozë.

Thënë shkurt, nuk duhet ta evitojmë plotësisht rrezitjen në diell, por duhet ta bëjmë atë në orët e pasdites (pas orës 15:00) dhe duke përdorë kremra mbrojtëse.

Komento