Sa më shumë ngjyra për dimër të zymtë

Ekspertët e modës rekomandojnë që gjatë ditëve gri dhe pa dielli, zakonisht duhet të vishesh me sa më shumë ngjyra.

E kuptueshme kjo: që veshja të ndikojë në humorin e mirë, që të të shtojë pak dritë e sigurisht të mos ndiesh zymtësinë e dimrit. Por ja që ne të gjitha e dimë që kur vjen puna tek stili, heqim dorë me kënaqësi nga ngjyrat. Në fund të fundit, stili vlen mbi gjithçka.

Ndaj, në këto ditë janari, ne ju propozojmë të visheni me ngjyra të zbehta, por me sharmë të fortë. /Telegrafi/