Sa shpesh duhet ta ndërroni briskun e rrojës?

Briskun e rrojës nuk duhet ta ndryshoni në bazë të asaj se sa kohë ka kaluar qysh nga blerja, por duke u bazuar në atë se sa shpesh e keni përdorur.

Për të qenë më precizë, briskun e rrojës duhet ta ndërroni pasi ta përdorni pesë deri në shtatë herë.
Dermatologia Whitney Bowe ka treguar se vetëm pas pak përdorimeve, brisku i rrojës fillon të ekspozohet ndaj baktereve, e veçanërisht nëse e lini atë në dush.

“Nëse e lini briskun e rrojës në lagështi, ai do të ndryshket më shpejt dhe do të jetë më i ekspozuar ndaj baktereve”, ka treguar ajo.

Dermatologia gjithashtu thotë se edhe pikat e kuqe që shfaqen në lë’kurë pas rrojsë, shfaqen si pasojë e briskut që përmban baktere të ndryshme.

Komento