Sandalet në verë, prakticitet dhe elegancë

Sot për sot duket se sandalet janë ndërkombëtarizuar në modë , sepse sipas stilistëve, ato kombinohen në mënyrë harmonike me çdo lloj veshje.

“Ato japin feminilitet, prakticitet dhe elegancë aq më tepër kur në stinën e nxehtë më e rëndësishmja është të harrosh veshjet serioze dhe të ndihesh sa më rehat”, shprehen stilistët .

Femrat të reja, sportive në tip apo klasike në Shqipëri, duket se i përdorin sandalet në një masë të konsiderueshme.
Në këto ditë të nxehta, në Tiranë, një mori dyqane këpucësh, ofrojnë seri modelesh dhe tendencash nga më të fundit ; me copë të qëndisur, të zbukuruara me lule dhe fjongo, modele te thjeshta vetëm me lëkurë apo edhe në stilin romak. Përsa i takon ngjyrave, dyqanet e Tiranës, ofrojnë shumëllojshmëri ngjyrash, veçanërisht ngjyrat e gjalla, si ngjyra e bardhë, bezhë, kafe, portokalli, ngjyra e verdhë, jeshile, blu, e kuqe, ngjyra e argjendtë, por sigurisht duket se gjithnjë mbetet e mirëpritur ngjyra e zezë.

Stilistët këshillojnë se këto lloj sandalesh mund të shoqërohen me pantallona të gjata, pantallona të shkurtra , funde të shkurtra por edhe të gjata .

Sandalet në verë 2011, kombinohen në mënyrë harmonike me një fustan sportiv dhe rinor, pasi janë të dizenjuara me ngjyra të modës dhe të realizuara me materiale të një cilësie të lartë.

Komento