Sasitë e tepërta të pudrës, llakut dhe qerpikëve artificialë ua humbin tërë bukurinë

Sasitë e tepërta të bojëkuqit, apo korrektori i errët hidratues janë mënyrat më të shpejta që t’ju vërejë një mashkull, por për të keq.

Kujdes duhet të keni edhe me pudrën, sepse ajo mund të lejë shenjë të zezë te jaka. Vazhdoni me përdorimin e ngjyrave të lehta, kurse sasinë e tepërt të grimit largojeni me një shpuzë të njomur.

Meshkujt tremben edhe nga qerpikët e tepërt artificialë, në tërë gjatësinë e kapakut të syve. Kjo ju bën që të dukeni sikur keni një rrjet merimange në sy.

Më mirë është që qerpikët artificialë t’i veni vetëm në këndet e jashtme, në mënyrë që të keni një shikim rinor, të hapur dhe seksi. E, nuk ka asgjë më pak seksi, sesa këmbët e thata, bërrylat e ashpër, thembrat e plasura dhe, në përgjithësi, lëkura e tharë. Përdorni rregullisht losion në trup menjëherë pas dushit, nëse doni që lëkura juaj të duket si e mëndafshtë dhe e lëmuar.

Meshkujve nuk iu pëlqen as heqja e parregullt e qimeve, apo depilimi i bërë keq, prandaj përdorni zhilet të ri, në mënyrë që këmbët tuaja të mos skuqen, pasi t’i rruani ato.