Sekrete për qërpikë të gjatë

vaseliaKeni qërpikë të hollë dhe jo fort me formë të bukur? Ne sot do ju këshillojmë çfarë të bëni në mënyrë që të keni qërpikë voluminoz.

Duhet të përdorni vazelinë. Aplikoni vazelinën tek qerpikët e sipërme njëlloj si peneli, pasi t’i keni pastruar mirë ato. Lëreni vazelinën gjatë gjithë natës të veprojë dhe në mëngjes pastrojini mirë sytë. Duke e përsëritur këtë çdo ditë, qerpikët tuaj do të jenë së shpejti më të trashë dhe më të gjatë. Do të keni mundësinë të ndjeheni më të bukura dhe të keni më shumë besim tek vetja.

Qërpikët e gjatë janë shumë joshës dhe sensual njëkohësisht!

Komento