Sekretet e bukurisë në kushtet e shtëpisë

Ka shumë mënyra të tjera të thjeshta, që mund të zgjidhin problemin e shpenzimeve dhe ato janë sekretet e bukurisë në kushtet e shtëpisë, të trashëguara nga brezi në brez, të realizueshme me elemente shumë pak të kushtueshme, që shpesh na ndodhen në shtëpi.

Por bëhet fjalë për një zë që ka impakt shumë të fortë në portofolin e secilës prej nesh. Më poshtë do t’ju bëjmë të njohura disa nga këto metoda, për të qenë gjithmonë në formë, por duke hedhur sytë edhe nga portofoli.

Këto këshilla janë të destinuara për femrat që duan t’i thonë STOP supershpenzimeve për kozmetike, por gjithashtu edhe për ato femra, të cilat edhe pse nuk duan të heqin dorë nga produktet komerciale, kanë dëshirë të eksperimentojnë trajtime të reja.

Çdo vit shpenzohen shuma të mëdha parash për kozmetikë, produkte për flokë dhe tipe të tjera produktesh për kujdesin femëror. Gjithashtu, shpenzimet komplekse të çdo gruaje shtohen gradualisht nga viti në vit, si rrjedhojë e futjes në treg të trajtimeve të reja, më efikase dhe të afta t’iu përgjigjen më mirë nevojave të femrave.

Kujdesi për flokët Kërkon një balsam intensiv për flokët e tu? Provo majonezën. Aplikoje thjesht në flokë të lagur, krihi dhe mbështilli flokët me një kapuç plastik (si ato të parukierive). Lërini në këtë gjendje për rreth 20-30 minuta dhe më pas shpëlajini me ujë të bollshëm. Majoneza, përmban vajra vegjetale që butësojnë flokët. Gjithashtu vezët që përmban majoneza, lëmojnë dhe forcojnë flokët.

Natyrisht, është e dorës së parë që të përdoret një majonezë i cilësisë shumë të lartë, në mënyrë që të evitohet që flokët të marrin një erë të keqe dhe që rezultatet të mos jenë të mira. E pabesueshme apo jo, një balsam që është me të vërtetë efikas për flokët, është zbutësi i përdorur për të larë rrobat! Kur ta përdorni mbi flokë, është e nevojshme ta holloni, pasi ndryshe është shumë i koncentruar. Përgatitja: 1 gotë ujë me ¼ zbutës. Shërben për të lëmuar flokët dhe që të zgjidhë nyjet e flokëve të ngatërruar. Ke probleme me skalpin e flokëve?

Përdor vaj lajthie nëse nuk ke kohë të bësh një shampo. Aplikoje tek skalpi dhe tek rrënjët e flokëve me një tufë pambuk dhe krihi flokët, në mënyrë që ta shpërndani në të gjithë gjatësinë e flokut. Flokët thahen dhe janë menjëherë si sapo të larë. Vaji i lajthive është i shkëlqyeshëm edhe për t’i dhënë volum flokëve.

Nëse keni flokë të hollë e të drejtë, përdoreni vajin e lajthive gjatë shampos, përpara shpëlarjes përfundimtare të flokëve. Thani flokët me tharëse dhe përdorni një krehër cilindër për të ngritur lart flokët gjatë kohës që i thani. Rezultati do të jetë: flokë voluminoze, të afta të mbajnë më gjatë krehjen që do të bëni mbi flokët tuaj.

Keni probleme me zbokthin, por nuk keni në dispozicion produktin e duhur? Thërrmo aspirina (rreth 30 të tilla) dhe shtoja shampos tënde. Aspirinat shërbejnë për të eliminuar mbetjet nga skalpi kokës. Nëse kërkon t’iu shtosh volum flokëve, përdor birrë. Laji flokët siç bën zakonisht, hidh birrë mbi flokë dhe masazhoi. Lini të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajini. Flokët do të rimarrin volum dhe do të ruajnë më tepër llojin tuaj të krehjes. Sugjerim: më mirë të përdoret birrë e fortë sesa e lehtë.

Si të gjallërojmë ngjyrën e flokëve bojë kafe? Në një enë, zieni sipërfaqen e jashtme të një qepe të errët, lëngun me pas lëreni të ftohet dhe më pas përdorini gjatë shpëlarjes së fundit kur lani kokën me shampo. Pasi disa praktikave të tilla, do të shihni se flokët do të marrin më shumë jetë. Për t’i bërë më të shkëlqyeshme flokët, shtoni dy lugë uthull gjatë shpëlarjes së flokëve. Acidi i uthullës bën që flokët të jenë më të shëndetshëm dhe të shndritshëm.

Kujdesi për lëkurën Për lëkurën e ashpër dhe të thatë, veçanërisht për lëkurën tek gjunjët, bërrylat dhe duart, përzieni në masë të njëjtë, vaj vegjetal dhe sheqer të imët, derisa të krijohet një lloj paste. Aplikojeni këtë mbi lëkurë të ashpër dhe masazhojeni në mënyrë delikate për 5 min. Më pas, hiqni pjesën që është me tepricë. Nëse është e mundur, për pastrim mos përdorni sapun, në të kundërt, aplikoni menjëherë krem pas larjes. Keni problem me sytë e fryrë?

Lini në frigorifer dy bustina çaji që keni përdorur me parë dhe në momentin që doni që të mos keni sy të fryrë, përdoreni duke e mbajtur për disa minuta. Për të larguar ngjyrën kafe nën sy, përdorni feta patatesh. Potasi që përmban patatja, favorizon zhdukjen e ngjyrës së errët nën sy dhe e lë lëkurën të freskët dhe të çlodhur. Kujdesi për thonjtë Për një manikyr të shpejtë dhe cilësor, limoni është solucioni ideal.

Përzieje një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni, zhysni gishtat brenda solucionit për 5 min dhe më pas thajini gishtat me një copë të pambuktë dhe të butë. Aciditeti i limonit zbut lëkurët që dalin anash thonjve dhe largon qelizat e vdekura. Faza e tharjes, ndihmon në heqjen e tyre. Me lëkurën e limonit më pas, fërkoni çdo gisht në mënyrë që të favorizohet thithja e vitaminave nga thonjtë, dhe më pas fërkoni thonjtë sërish me një copë të butë, ashtu sikurse lustrohen këpucët.

Përveçse e zbut lëkurën dhe heq qelizat e vdekura, limoni i bën thonjtë të ndritin, sipërfaqen e bën më të bardhë dhe eliminon njolla të mundshme. Nëse të thyhet një thua dhe me vete nuk ke një limë, metoda më e shpejtë zëvendësuese është një kuti shkrepëseje. Pjesa e përdorur për të ndezur kunjat e shkrepëseve është e fortë dhe e ashpër, kështu që është një material i mirë për të limuar thonjtë.

Komento