Sekretet që duhet t’i rrëfeni

Arsyet përse meshkujt ruajnë sekrete më shumë se femrat dhe cilat duhet shpalosur, ekspertët shpjegojnë rregullat për ndarjen e tyre.

Sipas ekspertëve, arsyet përse burrat ruajnë sekrete janë nga më të ndryshmet. Ndoshta ata duan të duken të fortë dhe në kontroll, dhe të mos ju tregojnë, për shembull, që kanë probleme financiare, që biznesi i tyre nuk po shkon mirë etj., pasi kanë frikë se nuk do t’i doni më po t’i shikoni të dobët dhe të ndjeshëm.

Ndoshta kanë tmerr të përballen me trazirën që do të krijohet nga rrëfimi i sekretit të tyre. Dhe madje shumë burra mendojnë se heshtja do t’u shmangë atyre telashet.

Burrat janë të vetëdijshëm për reagimin emocional të natyrës femërore, prandaj duan t’u shmangen konflikteve. Edhe nëse sekreti juaj ju duket i vogël dhe i parëndësishëm, duhet të jeni të hapur me partnerin në lidhje me të nëse ai ka shprehur kuriozitet apo ka dhënë mendimin e tij. Nëse lidhja juaj është serioze, atëherë duhet ta pyesni partnerin: “A ka ndonjë gjë që do të dish për mua, që unë ndoshta ende s’ta kam thënë”. Kjo është një strategji që i bën gjërat e qarta dhe që mund të përdoret dhe nga çiftet që kanë shumë kohë bashkë. Pavarësisht se ka gjasa që partneri juaj të nevrikoset nga e vërteta, është më e rëndësishme që të rrëfeheni, pasi nëse e vërteta rreth një teme delikate del në shesh, prishja e lidhjes mund të jete edhe më e rëndë.

Sekretet që duhet të mendoni përpara se t’i rrëfeni

Nëse jeni të ndershëm me veten, atëherë nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se cilat sekrete i përkasin kategorisë “Dritë e kuqe! Ndalo dhe trego gjithçka”. Po ato që i përkasin zonës “Ngadalëso dhe mendohu përpara se të flasësh”. Megjithatë, nëse ka histori nga e kaluara juaj, që nuk ndikojnë në jetën tuaj aktuale, atëherë mund ta “kyçni” gojën. Ligji i Murphy-t në dashuri thotë se sa më shumë të mundohesh të ruash një sekret, aq më shumë ka gjasa që ai të dalë në shesh. Të flasësh për lidhjet e shkuara mund të jetë një gjë e mirë, por kujdes: mos rrëfeni shumë rreth numrit të të dashurve, apo gjërave që bënit së bashku. Nuk është e nevojshme t’ia mbushni mendjen partnerit me imazhe që vështirë hiqen.

Sekretet pa të cilat mund të mbijetojë

Sigurisht, si rregull, ndershmëria është një politikë e mirë. Por kushdo që ka jetuar një histori të gjatë lidhjeje e di fare mirë se duhet pak vend për të ruajtur disa të fshehta personale, të cilat janë të padëmshme dhe nuk kanë të bëjnë me partnerin. Edhe kur jemi të martuar ne jetojmë në mënyrë individuale. Kuptohet që edhe kjo e ka një gjë të mirë në vetvete, pasi po të rrëfenim gjithçka, atëherë nuk do të ngelej më asgjë interesante për t’u zbuluar. Thjesht rrëfimi e bën të duket diçka fare e parëndësishme, prandaj kërkoni falje dhe i thoni që duhet t’ia kishit thënë më parë, por kishit frikë apo turp dhe se shpresoni që t’ju falë. Përfshini një person të tretë. Një shok që ju do dhe që të dy keni besim (i paanshëm) etj.

Komento