Seksi gjatë shtatzënisë?

Në qoftë se shtatzënia shkon pa komplikime, konsultohuni me mjekun dhe gjithçka OK – nuk ka arsye se përsë tia ndaloni vetes kënaqësinë.

Shoqata gjermane e gjinekologëve thotë se seksi gjatë kohës së shtatëzanisë nuk është i rrezikshëm për shëndetin e fetusit, raporton agjencia DPA.

Prindërit e ardhshëm mund të kënaqen pandalë në gjithcka që zakonisht kënaqen kur bëjnë dashuri” u shpreh kryetari i asaj shoqate, dr.Kristian Albring.

Ai thotë se fetusi është i mbrojtur mirë me lëngun fetusal, kështu që për aq kohë sa fyti nuk është i hapur dhe lëngu fetusal nuk rrjedh, nuk është e nevojshme të përmbaheni nga seksi gjate kohës së shtatëzanisë.

Dr.Albring paralajmëron se aktiviteti seksual drejtpërdrejt para lindjes mund të shkaktojë që fëmija të vijë në botë para kohe, kështu që nëna duhet të jetë e paralajmëruar se egziston rreziku i lindjes së parakohëshme nëse mjeku i saj konstaton se mundësitë e kontrakcioneve të herë pas hershme dhe të parakohëshme ose placenta gjatë kohës së shtatzënisë nuk është “tërhequr”.

Megjithatë, mjekët ua përkujtojnë rëndësinë e mbajtjes së higjienës në pjesët intime të trupit gjatë kohës së shtatzënisë si dhe ciftet duhet ta kenë parasysh se prezervativët e mbrojnë nënën dhe fëmijën e palindur nga një numër i madh i infekcioneve të mundshme.