Seksi i trurit, një gen cakton ndasinë meshkuj-femra

Burrat janë agresivë dhe racionalë, gratë janë patetike dhe emocionale, po përse ndodh kështu?

Teoritë më të ndryshme shkencore ua japin atributet për qëndrimet dhe sjelljet tona pjesëve të ADN-së, qarqeve të trurit apo reaksioneve biokimike të të gjitha llojeve që ndodhin në trupin tonë.

Ndërkaq, shkencëtarët kanë identifikuar një gen të rëndësishëm që ndihmon ndasinë e të ashtuquajturit “seks” i trurit, çka presupozon që ai i meshkujve është ndryshe nga ai i femrave.

Zbulimi u botua në revistën “Nature Neuroscience” dhe u takon studiuesve nga Universitetet e Glasgout dhe Oksfordit, sipas të cilëve truri femër është i rëndësishëm për zhvillimin e një qarku krejtësisht “rozë”, ndërsa një tjetër gjen mashkull ndihmon për të formuar “neuronet në ngjyrë blu”, tipike mashkullore, çka përcaktojnë edhe  cilësitë mashkullore si agresiviteti dhe nacionaliteti./NOA/

Komento