Seksi nuk është detyra e ditës, por…

Wall Street Journal publikoi së fundmi një kërkim që u bë në vendet evropiane dhe në SHBA për zakonet seksuale: 24% e tyre deklarojnë se do të ishin të kënaqur në qoftë se bëjnë seks 5 herë në javë!

Nga ana tjetër, studimet tregojnë se shumica e grave i drejtohen vetëkënaqësisë. 7 në 10 gra që ndiejnë një dëshirë të dobësuar për seks, janë të martuara.

Gjithashtu, sipas një studimi tjetër, gjatë 5 viteve të para të martesës, kontaktet seksuale zvogëlohen rreth 50%. Çfarë na ndodh pra? ‘Miti seksual humbet brenda në martesë megjithatë seksualiteti është vendimtar për cilësinë e saj’.

Pyesni veten pse seksi është bërë mekanik, nuk ka entuziazëm e dëshire të madhe. Çfarë ndodhi me atë shkëndijë? Si ‘bashkëbanues’ të mirë, të dy bashkëpunoni miqësisht për mbarimin e detyrimeve të përditshme, por nuk ndieni forcën e seksualitetit.

Sigurisht, lidhje, të tilla nuk do të thotë që janë të këqija, por mungesa e dëshirës e dobëson lidhjen e (humbet elementët emocionues që e rigjallërojnë). Në fazat e para të një lidhje, ekziston intensivisht tërheqja seksuale dhe besojmë që tërheqja fizike shkaktohet automatikisht e do të zgjasë përgjithmonë. Akoma edhe një prekje e thjeshtë na ndez dhe gjatë gjithë kohës kemi një dëshirë të zjarrtë për trupin e partnerit. Por sa më shumë kalojnë muajt, ky pasion dobësohet ose zhduket tërësisht.

Ndjenja që gjahu erotik ka mbaruar dhe tjetri tashmë na përket, thith gjithë energjinë tonë seksuale. Prandaj: Seksi nuk është detyra e ditës, por… çiftet duhet të kenë një jetë të rregullt seksuale. /Telegrafi/

Komento