Seksi oral, ajo që dini nuk është aspak e vërtetë!

Seksi oral, ajo që dini nuk është aspak e vërtetë!Në shumë vende dhe për shumë njerëz, seksi është ende një tabu gjë që i pengon njerëzit të bëjnë pyetje rreth tij. Prandaj shpeshherë mungon ose keqkuptohet informacioni.

Një gjë e tillë ka ndodhur dhe me seksin oral, për të cilin dihet shumë pak.

Duke qenë se 70% e njerëzve e shikojnë këtë formë kënaqësie seksuale si dytësore, ata nuk e dinë se seksi oral është gjithashtu një nga rrugët nëpërmjet të cilave përcillen shumë sëmundje. Madje jo vetë një rrugë, por sipas studiuesve së fundmi është bërë metoda kryesore.

Faktet tregojnë që herpesi, gonorrhea apo klamidia tashmë po përhapen në një nivel alarmant.

Kjo gjë ndodh sepse shumica prej tyre kurohen me medikamente të cilat nuk japin efekt në pjesën e fytit dhe të gojës. Në këtë mënyrë virusi qëndron në këtë zonë dhe nuk arrin të asgjësohet.

Simptomat dhe pasojat variojnë, por ajo që sugjerohet është përdorimi i mjeteve mbrojtëse. Prezervativi tek meshkujt dhe një copë e hollë plastike për të mbuluar anusin apo organet gjenitale të femrave: Këto janë vetëm dy nga metodat.