Seksi ose femërore- çfarë u rri më mirë këmbëve më të bukura në Hollywood

Jennifer Aniston ka arritur që edhe njëherë të tërheqë vëmendjen pasi ka shkëlqyer në paraqitjen e saj në premierën e filmit “Horrible Bosses”, edhe atë të njëjtën ditë në dy lokacione, në dy mënyra krejtësisht të ndryshme.

Aktores me këmbët më të bukura në botë në të vërtetë gjithçka i rri mirë, ndërsa këtë e ka dëshmuar përmes ecjes nëpër tepihun e kuq me fustan të shkurtë të lëkurës pa krahë, i cili shfaqte seksipilitetin e saj.

Pakëz më vonë, Aniston e ka ndërruar tërësisht imazhin dhe ka shkëlqyer me fustanin elegant të Valentinos, të shoqëruar me buzëqeshjen e saj të parezistueshme dhe sandalet mahnitëse të Tom Ford.

Ndërsa juve ju mbetet të vlerësoni se cili stil i shkon më për shtati bukuroshes së njohur hollivudiane. /Telegrafi/