Seksi të zgjat jetën

Aktiviteti seksual nuk është vetëm një kënaqësi, por tashmë mund të ndihmojë për një jetë sa më të gjatë dhe sigurisht edhe shumë më të lumtur.

Nuk është ndonjë zbulim shumë i madh, por duke pasur parasysh zhvillimin e shkencës, në këtë rast dikush mund të na shtyjë të shfrytëzojmë këtë minierë të humorit të mirë dhe të shëndetit.

Seksi mbi të gjitha është një analgjezik shumë i mirë. Kjo për meritë të plotë të hormonit ositoksinë, i cili prodhohet nga trupi ynë sa herë që ne kryejmë një aktivitet seksual dhe që është përgjegjës për arritjen sa më të mirë të një orgazme.

Falë ositoksinës arrihet realizimi i endorfinës, të cilat në nivel trupor provokojnë ndjenjën e kënaqësisë dhe kërkojnë t‘u japin më shumë frymëmarrje të mundshme edhe dhimbjeve artikulare e muskulore, ose ndoshta të zgjidhin edhe dhimbjen e kokës.

Kërkimet e ndryshme kanë treguar se përveç faktit që njerëzit kanë një aktivitet seksual shumë konstant, janë më të lumtur dhe arrijnë të kontrollojnë më mirë nivelin e stresit gjatë ditës. Të çifte, seksi mund të ndihmojë mjaft mirë për të përballuar periudhat e stresit, veçanërisht ato intensive, si për shembull në largimin e tensioneve të përditshme për çdo njeri.

Pas një orgazme, njeriu arrin një stad qetësie dhe relaksi të veçantë e të thellë dhe ky është motivi për të cilin shpesh meshkujt i zë gjumi pasi kanë kryer një marrëdhënie seksuale. Gjithsesi, të bësh seks rregullisht të ndihmon të flesh më mirë dhe të ndihesh i plotësuar me energji mëngjesin pasardhës. Natyrisht, një pushim i mirë është hapi i parë për të arritur kontrollin më të mirë të stresit gjatë gjithë ditës.

Nuk është shumë e nevojshme të nënvijëzojmë se gjatë aktivitetit seksual e gjatë një eksitimi të rastësishëm gjaku pompohet shumë më shpejt nëpërmjet arterieve dhe venave. Kjo lejon një oksigjenim shumë më të mirë të lëkurës dhe organeve, e sigurisht edhe të trurit.

Në këtë mënyrë, përmirësohen edhe më shumë performancat e trupit tonë në çdo nivel, si në atë fizik, ashtu edhe në atë intelektual. Nëse ke nevojë të kthehesh në formë të shkëlqyer dhe të bësh një pastrim, duhet të provosh që të zëvendësosh dietën e përditshme dhe të shtosh më shumë seksin në jetën tënde.

Seksi është edhe një ushtrim shumë i mirë fizik dhe mbi të gjitha një stërvitje që bëhet me një rregullsi mjaft të madhe. Të jesh në formë, përveçse ndihesh shumë më mirë, ky është një zinxhir shumë virtuoz ku përfitimet janë edhe në siluetë. Ndër të tjera, gjatë aktivitetit seksual harxhohen rreth 150 kalori në çdo gjysmë ore.

Sasia e energjisë së djegur varet shumë nga performancat dhe nga fuqia e saj, por në këtë rast edhe një dietë e mirë do të ishte më se perfekte.

Testosteronet dhe estrogjenët, që rriten gjatë aktivitetit seksual, nuk ndikojnë vetëm te kënaqësia. Testosteroni për shembull forcon edhe më shumë muskujt dhe kockat, gjithashtu ndihmon edhe zemrën që të jetë shumë më e shëndetshme. Të femrat, për të ndihmuar zemrën janë estrogjenet, të cilat zhvillohen nëpërmjet përkëdheljeve dhe puthjeve, prandaj edhe femrat i dëshirojnë ato aq shumë!

Dhe në fund, kryerja në një mënyrë sa më konstante e aktivitetit seksual shërben edhe në ngadalësimin e plakjes. Dy orgazma në javë të largojnë nga shikimi i mjekut dhe duket se janë sekreti i një rinie të përjetshme. Çdo herë që arrihet orgazma, në fakt prodhohet hormoni DHEA, i cili përmirëson funksionimin e sistemit imunitar, ndihmon veçanërisht për të qenë sa më të rinj dhe rrit kapacitetin cerebral, duke vënë në lëvizje funksionin antidepresiv. Nuk ka më asnjë ndjesë…

Komento