nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomePsikologji Sëmundje dhe shqetësime që shkaktohen nga stresinë Psikologji Kur mbi njeriun ushtrohen lloje të ndryshme kërkesash, sfidash dhe ngarkesash, është truri ai që interpreton të dhënat. Interpretimi është vetiak dhe njerëz të ndryshëm nuk kundërveprojnë me të njëjtën forcë ndonëse mbi ta mund të ushtrohen të njëjtat ngarkesa. Nëse përjetimi nuk sjell kënaqësi, truri dërgon shtysa stresi përmes sistemit të stresit në trup i cili përbëhet nga nerva dhe hormone. Shtysat ndezin një mori kundërveprimesh të ndryshme në trup në mënyrë që të ndihmojnë këtë të fundit që të ballafaqojë atë që është stresuese. Tajiten hormone Organet kryesore që bëjnë që trupi të kundërveprojë ndaj stresit janë sistemi nervor i dhembshmërisë dhe gjëndrat adrenale mbi veshka. Sistemi nervor i dhembshmërisë hyn tek ato sisteme të trupit të ashtuquajtura vetëvendosëse, të cilat njeriu nuk mund t’i kontrollojë përmes dashjes së tij. Kur njeriu stresohet, sistemi nervor i dhembshmërisë dërgon shtysa nervore nga truri, përgjatë shtyllës kurrizore deri tek organet e trupit, i cili kundërvepron me p.sh. ndjenjën e dhimbjes. Gjëndrat adrenale mbi veshka prodhojnë hormonet e stresit adrenalinë, noradrenalinë dhe kortizol. Preken shumë pjesë të trupit Përmes nervave të sistemit nervor të dhembshmërisë dhe hormoneve të stresit nga gjëndrat adrenale mbi veshka ndikohen një mori organesh të ndryshme dhe funksionesh të trupit: Zemra dhe enët e gjakut Zemra rreh më shpejt dhe më fuqishëm në mënyrë që të pompohet më tepër gjak përqark për tek ato organe që kanë nevojë për më tepër gjak gjatë stresit. Ndërkohë tkurren enët e gjakut dhe rritet aftësia e gjakut për t’u mpiksur. Kjo është njëfarë gatishmërie për rastin kur trupi do të pësonte lëndime të cilat do të shoqëroheshin me derdhje gjaku. Mushkëritë Frymëmarrja bëhet më e shpeshtë dhe e thellë për të shtuar përqindjen e oksigjenit përmes gjakut në muskuj dhe organe të tjera. Muskujt Muskujt tkurren kur trupi bëhet gati për të luftuar apo për t’ia mbathur këmbëve. Stomaku dhe zorrët Gjaku rishpërndahet nga stomaku, zorrët dhe disa rropulli për tek muskujt, zemra dhe mushkëritë. Stresi çliron gjithashtu acide yndyrore dhe sheqer që u japin energji muskujve dhe organeve. Gjithashtu shtohet përqindja e kolesterolit të dëmshëm. Sistemi imunitar i mbrojtjes Në rastin e stresit kohëshkurtër përforcohet sistemi imunitar i mbrojtjes ndaj sulmeve. Por kur stresi vazhdon për një kohë të gjatë pa pasur mundësi trupi për të marrë veten atëherë sistemi imunitar dobësohet. Hormonet Stresi kohëgjatë bën që të tajiten përqindje të mëdha hormonesh stresi ndërkohë që sasia e hormoneve seksuale dhe atyre të rritjes në gjak, ulet. Të luftosh apo t’ia mbathësh Hulumtuesit e stresit kanë dëshmuar se trupi kundërvepron ndaj stresit në dy mënyra, duke dashur të luftojë apo të ia mbathë. Kundërveprimi për luftim bën që veprimtaria nervore në sistemin nervor të dhembshmërisë dhe tajitja e hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë të shtohet në trup. Gjaku trashet, pulsi dhe shtypja në gjak rriten. Nëse faza e stresit zhduket menjëherë, trupi mund të kthehet përsëri në gjendje normale pa pasur pasoja për shëndetin. Nëse njeriu nuk ia arrin ta heqë qafe stresin atëherë lufta duhet të vazhdojë. Kjo do të thotë se sistemi nervor i dhembshmërisë stërmundohet dhe se shkallë të larta të hormoneve të stresit adrenalinë dhe noradrenalinë mbesin në trup. Hormonet shkaktojnë një puls dhe shtypje gjaku të lartë. Gjë që në largpamësi mund të ndikojë shëndetin për të keq. Marrja e arratisë kur mungon kontrolli Nëse stresi ndjehet mbizotërues dhe i pamundur për ta kontrolluar atëherë krijohet një kundërveprim për të marrë arratinë. Njeriu ndjehet i varur nga të tjerët, i nënshtruar, i pashpresë, i shqetësuar dhe i molisur. Në këtë lloj kundërveprimi stresor rritet aktiviteti i trurit gjë që bën që të dërgohen hormone për tek gjëndrat adrenale mbi veshka. Gjëndrat adrenale mbi veshka rrisin prodhimin e kortizolit në trup, ndërkohë që prodhimi i hormonit gjinor testosteron, insulinës dhe hormonit të rritjes pakësohet. Në afat të shkurtër trupi merr më tepër energji në formën e sheqerit në gjak (glukozës) dhe acideve të lirë yndyrorë. Por mund të bëjë me kalimin e kohës që njeriu të ndjehet i pafuqishëm dhe t’i mungojnë energjitë, ta ketë të vështirë për të kujtuar gjëra dhe të përqendrohet. Trupi jep gaz dhe frenon Gjatë stresit kohëshkurtër, tajitja e adrenalinës dhe noradrenalinës në trup bën që ky t’i “japë gazit”. Trupi nxehet dhe aftësia për ta zotëruar stresin përmirësohet. Ndërkohë tajiten gjithashtu hormone të cilat riparojnë dhe qetësojnë trupin, për shembull oksitocinë e cila ka një ndikim qetësues. Kur stresi i ngutshëm merr fund atëherë trupi “heq këmbën nga gazi” dhe “frena” bën që trupi të marrë veten. Por në rastin e stresit kohëgjatë trupi “i jep gazit” në të njëjtën kohë që efekti frenues zhduket. Përqindja e hormoneve të marrjes së vetes ulet. Mu këtu shfaqet rreziku për efekte negative të stresit mbi shëndetin. Sëmundje dhe shqetësime që shkaktohen nga stresi Stresi që kthehet shpesh, që është kohëgjatë apo i thellë është i dëmshëm dhe mund të sjellë sëmundje. Kjo ka të bëjë me hormonet e stresit në trup dhe me atë që sistemi nervor i dhembshmërisë mbingarkohet. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale të cilat mund të çojnë në mbipeshë dhe në rritje të shtypjes së gjakut, ose në probleme me zemrën dhe stomakun. PrapaPara Tags: Stresi 5 Comments mir mbrema doja te dija si mundem ta permisoj stresin se po me mbyt Reply a mund te ma shpjegoni Reply ohhhhhhhh se dija qe stresi ishte kaq i keq... Reply si mun ta heq stresin Reply Stresi largohet me perkujtimin e Allahut Azewexhel psh. FALJA E NAMAZIT 5 HER NE DITE E QETESON SHPIRTIN DHE TRUPIN , DHIKRI I MENGJESIT DHE I MBREMJES ( GJINDET NE MBUROJEN E MUSLIMANIT ), SHETITJE NE MAL ME NDONJE SHOK I CILI TA DIN GJENDJEN Reply Komento Anulo Shto Koment
në Shëndeti & Dieta Mos u stresoni tepër! Ja pasojat…! Stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të epidermës dhe të dobësojë qelizat imunitare. Të paktën ky …
në Psikologji Disa këshilla për të shmangur stresin në punë Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të riktheheni mes rrëmujës së zyrës, …
në Këshilla Masazhi i fytyrës që të ndihemi më mirë Stresi, pagjumësia, problemet me tretjen e ushqimit, dhimbjet në nyje, humbja e kujtesës: këto probleme që në …