Semundjet e gjendres tireoidea

TyreoideaTireoidea eshte nje gjender endokrine e vendosur ne pjesen e perparme te qafes, poshte“molles se Adamit “. Ajo perbehet nga dy lobe (i djathte dhe i majte) me madhesi te barabarta si dy arra qe lidhen ne pjesen e poshteme ne qender, nga nje ure qe quhet istmusi. Ne pjesen e pasme te saj jane vendosur 4 gjendra te vogla, qe quhen gjendrat paratyreoidea, sejcila me madhesine e nje kokre orizi.

Patologjia e rritjes se volumit te gjendres tyreoidea quhet struma apo gusha.

Semundjet e gjendres se tyreoideas jane si rrjedhoje e prishjes se funksionit te gjendres per prodhimin e hormoneve te Trijodtironines (T3) dhe te Tiroksines (T4).

T3-shi eshte forma aktive e hormonit dhe perben 20% te prodhimit te pergjithshem te tyreoideas.

T4-tra eshte rreth 80% por qe mund te konvertohet ne T3 sipas nevojave te organizmit.

Hormonet e gjendres se tyreoidas rregullojne shume funksione te metbolizmit, ndermjet te cilave zhvillimin e sistemit nervor qendror, rritjen trupore, rregullimin e ritmit te zemres, etj.

Per te mbajtur nje nivel normal te metabolizmit, nevoitet qe hormonet e tyreoideas te sekretohen ne sasi precise, perndryshe mund te shkaktohen pasoja te renda ne organizmin e njeriut edhe nga variacione te vogla te prodhimite te ketyre hormoneve. Prodhimi I hormoneve te tyreoideas kontrollohet nga gjendrat e vendosura ne tru : hypofiza dhe hypotalamusi.Tireotropina (TSH) eshte nje hormon i prodhuar nga hypofiza, por edhe ky nga ana e tij eshte i kontrolluar nga nje hormon tjeter qe prodhohet nga hypotalamusi dhe qe eshte hormoni TRH.

Kur shkaktohet nje zmadhim i pergjithshem i gjendres per shkak te pamjaftueshmerise se jodit atehere ndodh stimulimi i TSH-shit qe eshte hormon i prodhuar nga hypofiza.(“ Thyroid stimulating hormone”).

Hormonet e gjendres tyreoidea kane keto veprime :

Shtojne prodhimin e temperatures se organizmit;
nxisin metabolizmin e karbohidrateve (sheqernave) dhe te lipideve (yndyrnave);
stimulojne aktivitetin e sistemit nervor duke shkaktuar mbindjeshmeri;
favorizojne rritjen trupore te femijeve.
Sasia ditore e jodit ne organizem eshte kryesore per prodhimin e ketyre hormoneve. Kjo sasi varion nga 20 deri ne 1000 mikrogram ne dite. Ne zonat ku ka mangesi te jodit, ka incidence te larte te patologjive te gjendres qe emertohen si zona me strume endemike.

Struma endemike konstatohet ne me shume se 10% te popullates.

Struma sporadike zhvillohet ne zona jo endemike, por pavaresisht nga zonat, kur konstatohet nje shtim i volumit te gjendres, emertohet si strume e thjeshte apo jo toksike.

Ne strumen e thjeshte vihet re vetem nje shtim i volumit te gjendres, pa shenja klinike dhe me metabolizem normal. Diagnoza vertetohet me gjendjen eutyreoidiene me vlera normale te koncentracioneve T3 dhe T4.

Ne zonat ku njihet deficiti i jodit, struma mund te shoqerohet me grada te ndryshme te hypotyreoidizmit.

Ne keto zona ku popullata vuan nga struma hypotyreoidiene, femijet e lindur nga keta prinder shpesh here vuajne nga nje zhvillim i dobet mendor dhe fizik, qe ne mjeksi njhet em emrin “ kretinizem “. Nese ne keto zona gjeografike, do te behen te kjarta ne popullate se faktori i zhvillimit te strumes eshte mungesa e jodit, shtimi i ketij elementi ne uje apo ne ushqime me ane te (kripes se jodizuar),do te bente qe te evitonte kete patologji serioze per vehten e tyre si edhe per femijet.

Gjendra e tyreoides garanton nje sinteze normale hormonale nese disponon sasine e nevojeshme te jodit. Jodi ne formen e jodurit, thithet nga gjendra e tyreoideas dhe nga bashkimi me aminoacidin tiroksine, sintetizon hormonin tireoidien.

Nevojat per jod sidomos jane me te larta ne grate shtatzana si edhe tek femijet.Ne moshe te rritur, grate preken shume me shpesh nga semundjet e tyreoideas se sa burrat. Gjate jetes rreth 20% e grave kane mundesi te paraqesin probleme te gjendres tyreoidea.

SEMUNDJET E GJENDRES SE TYREOIDEA

Cistat me permbajtje ujore;
cistat me permbajtje te turbullt (colloid) qe zakonisht jane te shumta;
noduset e forta beninje (hiperplazia), te vetem apo me shume se nje;
tumoret benigne (adenoma) normofunksionante apo hiperfunksionante (semundja e Plummer);
tumoret maligne te diferencuar, me grade te ulet maligniteti (adenocarcinoma papillare apo folikulare);
tumoret maligne te diferencuar, me grade te mesme maligniteti (karcinoma medulare);
tumoret maligne te padiferencuar, me grade te larte maligniteti (karcinomat);
Tyreoiditi apo ndryshe infeksioni i perhapur ne te gjithe gjendren qe ne shumicen e rasteve eshte autoimune;
Struma difuze hyperfunksionante (semundja e Basedow);
Struma zhytese me vendosje brenda mediastinit prapa sternumit (“derrases se kraherorit”)
Hypotyreoidizmi dhe struma endemike;
Kur ndodh ne zona endemike shkaktohet struma endemike me hypotyreoidizem nga mungesa e jodit, qe sic thame eshte I domosdoshem per sintetizimin e hormoneve T3 dhe T4. Gjendra e vuan kete mungese dhe tenton ta kaloje kete situate me aktivizimin e TSH. Keshtu ndodh hypertrofia (zmadhimi i saj);

Struma e thjeshte : eshte vetem rritja e volumit te gjendres dhe qe nuk shoqerohet as me hypotyreoidizem dhe as me hipertyreoidizem.

Mund te dallojme dy forma te strumes :

Forma endemike; stimulimii i ACTH-it ben qe gjendra te shtoje volumin e saj.
Forma sporadike; ne perioden e adoleshences dhe gjate shtatzanise nddodh nje defekt ne sintezen e jodtironines dhe per kete aresye rritet volumi i gjendres.
Shenjat klinike te semundjeve te gjendres tyreoidea

Disa nga shenjat kryesore jane:

rritja e dimensioneve te gjendres eshte e ndryshme, nga nje nodus i vogel deri ne nje xhunge e madhe ne pjesen e perparme te qafes.
Nje ndjenje shtypjeje ne zonen e qafes.
Veshtiresi ne frymemarje, kolle, frymemarje vershelluese (per shkak te shtypjes se trakese) qe eshte e rralle.
Veshtiresi ne gelltitje (per shkak te shtypjes se ezofagut), edhe kjo eshte e rralle.
Ngjirje te zerit.
Shtypja e venave te qafes.
Marrje mendesh kur krahu ngrihet siper kokes.
Rrahje te shpejtuara te zemres.
Djersitje e shumte.
Dridhje te duarve.
Nervozizem.
lodhe e pa motivuar, kapsllek, lekure e thate.
Shtim ne peshe.
Crregullime menstruale.
DIAGNOZA

Diagnoza e strumes zakonisht behet nga ekzaminimi klinik tek mjeku .Kur verifikohet apo dyshohet per prezencen e strumes, rekomandohen analizat e funksionit te tyreoideas, per te percaktuar nese gjendra eshte ne fazen aktive apo hyperaktive.Analizat e metejeshme do te variojne nga vleresimi i testeve te funksionit te gjendres. Me e zakonshme eshte qe te behet nje Ekografi e tyreoideas apo ekzaminimi me shintigrafi me jod radioaktiv, apo edhe te tjera ne vartesi te patologjise se menduar (benigne, maaligne, infeksioze, etj)

TRAJTIMI

Trajtimi eshte ne vartesi te patologjise se gjetur .Nese struma eshte e shkaktuar nga pamjaftueshmeria e jodit ne diete, keshillohet mjekimi me medikamente me permbajtje jodi qe mund te zvogeloje dimensionet e strumes,por qe jo gjithmone mund te arrihet. Nese rritja e volumit te gjendres eshte i shkaktuar nga nje inflamacion (tyreoiditi i Hashimoto) dhe nese eshte hypotyreoidiene, jepen hormone te tyreoideas, per te arritur qe niveli i hormoneve te tyreoideas te normalizohet por edhe ne kete rast struma mund te zvogelohet shume por nuk zhduket ne menyre komplete.

Nese struma shkaktohet nga hypertyreoidizmi, trajtimi do te varet nga shkaku i ketij funksioni te shtuar. Shume struma, si p.sh.ato me shume noduse, mund te shoqerohen me nivele normale te hormoneve ne gjak. Ne keto raste zakonisht nuk kerkohet asnje terapi e vecante. Nese dimensionet e tyreoideas behen kaq te medha sa pengojne frymemarjen normale, atehere duhet te merret parasysh nderhyrja kirurgjikale. Tumoret e tyreoideas kerkojne trajtim kirurgjikal pa vonese.

Me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te realizohen keto teknika :

Heqja totale e nje nodusi apo cisi;
Heqja e nje lobi;
Heqja gati totale e gjendres;
Heqja e te gjithe gjendres.
PREKJA NODULARE E GJENDRES TYREOIDEA

Eshte prekja me e shpeshte. Preken me shpesh grate se sa burrat. Ne gra te moshes 30 deri 59 vjec, jane te prekura 6.4% prej tyre. Ne fakt Incidenca mund te jete deri ne 50%, por nuk jane diagnostikuar per mungese simptomatomash.Behet fjale per nje formacion te rrumbullaket, i vetem apo disa formacione, i forte apo me cista qe mund te arrijne dimensione nga disa centimetra deri te medha qe shtypin organet ne fqinjesi.Gjate vizites, ky formacion mund te shihet me sy te lire apo mund te preket.

Kur jane me te vogla, ato zakonisht nuk kane simptoma dhe mund te zbulohen rastesisht nga nje ekzaminim Ekografik i regionit te qafes. Natyra e noduseve te tyreoideas, ne shumicen e rasteve eshte benigne (sidomos ne grate). Vetem 5-6% e tyre kane natyre tumorale(me shpesh te karcinomes papilare). Qellimi mjeksor konsiston ne diferencimin e natyres maligne nga ajo benigne, nga nje strume e thjeshte apo multinodulare, nga nje tyreoidit kronik apo sub akut.

Kerkimet mund te jene laboratorike, instrumentale apo edhe citomorfologjike.

LABORATORIKE :

Dozimi i TSH; T3 dhe T4.(Rritja e T3 sygjeron per nje nodus toksik. Vlerat e ulta te T4 me TRH te larte sygjerojne per nje tyreoidit kronik autoimun me hypotyreoidizem).
Dozimi i Calcitonines.(Per te identifikuar apo perjashtuar nje karcinome te tyreoideas).
Dozimi i TgAb dhe TPOAb.(Per te identifikuar nje tyreoiditis Hashimoto).

Shintigrafia e gjendres se tyreoideas

Ekografia e gjendres se tyreoideas
INSTRUMENTALE :

Ekografia e tyreoideas.
Eko-Kolor-Dopler.
TAC (Tomografia Aksiale e Kompiuterizuar) dhe RMN (Rezonanca Magnetike Nukleare).
Shintigrafia e tyreoideas.
Aspirimi me age eshte me shume interes per te percaktuar diagnozen diferenciale ndermjet noduseve Benigne te tyreoideas dhe atyre Maligne.
Si rekomandohet te veprohet me strumen nodulare

Benigne: Ndjekje ne dinamike, dhe kontrolle hormonale.
Maligne: Trajtim kirurgjikal.
E pa determinuar: Trajtim kirurgjikal dhe biopsi.
E dyshimte: Perseritje e punksion biopsise.

Komento