Sëmundjet kryesore të lëkurës

Nga studimet që kemi bërë, del se sëmundjet kryesore të lëkurës janë infeksionet e zakonshme, pjydermitet, që prekin më shumë moshat e vogla. Gjithashtu, edhe ekzemat janë sëmundje të përhapura të lëkurës, që shfaqen në mosha të ndryshme.

Janë edhe sëmundjet mykotike që shfaqen sidomos gjatë stinës së verës nga djersa. Në lëkurë janë të përhapura edhe sëmundjet e moshave të reja, që janë aknet apo siç quhen ndryshe puçrrat e rinisë.

Për lëkurën problematik është e skabesi (zgjebja), e cila në periudha të caktuara, si në dimër, në kopshte dhe konvikte, përhapet në kolektiv, pasi është sëmundje ngjitëse.

Ka edhe infeksione të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, që janë më të përhapura tek të rinjtë, por që kjo moshë po zbret. Nëse para pak vitesh këto sëmundje gjendeshin në moshën 17-18 vjeç, tashëm e gjen edhe tek 15-vjeçarët.

Dua të theksoj se edhe kjo tendenca e të rinjve për pirsing apo tatuazhe, është shumë e gabuar, pasi mund të jenë burim infeksionesh. Duke u shpuar lëkura, jepet mundësinë për të dëmtuar lëkurën dhe shfaqur sëmundje. Edhe tatuazhet janë helme që përdoren mbi lëkurën.

One Comment

  1. shume mir ama shume pak eshte kjo

    ma mir kishte qene me teper

    thenks

Komento