Sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Shqiptarët ende nuk bëjnë kujdes për të mbrojtur partnerin gjatë marrëdhënieve seksuale.Statistikat flasin për rritje të ndjeshme të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme madje duke u rikthyer mbrapa në kohë, në shfaqjen e sifilizit apo përhapjen e clamidias, herpesit, papiloma virus, etj.

“Deri në vitin 1993 ne nuk kemi pasur sifilizin në Shqipëri. Pas këtij viti kemi rreth 200 raste të reja nga të cilat 40 vetëm në 3 vitet e fundit. Kemi shtim të rasteve të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme”, tha Drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësië, Pëllumb Pipero.

Specialistët dyshojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta pasi një pjesë e mirë e popullsisë druhen ende të paraqitet tek mjeku për të tilla probleme.

Fakt është që me hapjen e vendit tonë është shtuar shumëllojshmëria dhe përhapja e infeksioneve seksualisht të trasnmetueshme të cilat tashmë po bëhen të dukshme edhe në sajë të diagnostikimit që u bëhet atyre.

Për shkak tendences në rritje të këtyre infeksioneve Ministria Shëndtësisë kërkon të bëjë një strategji më vete për to dhe ndryshime në ligj.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme kanë efekt të ndjeshëm në jetën sociale pasi shkakton probleme në çift, bëhen të pa shërueshme dhe disa prej tyre janë dhe vdekjeprurëse. Ndaj një ndër thirrjet e specialistëve është kujdesi për shëndetin duke mbrojtur partnerin.

Komento