Serumi tradicional me vitamina C

Serumi tradicional me vitamina CSerumet, të cilat posedojnë sasi të madhe të vitaminave C sigurojnë fortësi, lëkurë të re dhe të butë. Dermatologët amerikanë dhe kozmetologët e konsiderojnë si përparim të madh në përkujdesen ndaj lëkurës dhe gjithnjë e më shpesh e përshkruajnë pacientëve, përkatësisht klientëve të tyre.

Popullaritetin e kanë sjellë klinikat estetike në Kaliforni, të cilat e sugjerojnë para dhe pas tretmanit laserik të ripërtëritjes së fytyrës. Derisa ky trend e ka pushtuar Amerikën, evropianet e kanë kuptuar tani se vitamina C nuk përdoret vetëm për shërimin e gripit. Ku është fshehtësia e tij?

Vitamina C është e domosdoshme për sintezën e kolagjenit – proteina e cila kujdeset për strukturën dhe fortësinë e lëkurës, e pikërisht kolagjeni “mbush” rrudhat dhe përmirëson strukturën e lëkurës. Shkaku i një popullariteti kaq të madh të preparateve me vitamina C tashmë janë bërë edhe disa hulumtime që e kanë vërtetuar efikasitetin e tij. Ndoshta edhe ju vetë ndonjëherë keni përjetuar dobitë nga vitamina C, ju ka ndihmuar më shpejt ta mposhtni ftohjen apo të ndiheni më mire, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për fat të keq, as portokajtë për çdo ditë e as mega-dozat nëpër tabletë nuk munden t’i ndihmojnë fytyrës suaj, sepse në trup ekzistojnë mekanizma të fortë që kontrollojnë sasinë e vitaminave C, e cila i dedikohet lëkurës. Nëse pini duhan, enët e gjakut kanë më shumë problem në furnizimin e fytyrës suaj me materie ushqyese. Për këtë arsye mënyra që ta ‘shtyni’ lëkurën që të krijojë kolagjen, atëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë shtoni vitamina C në lëkurë. Por, mos mendoni se për këtë mund ta përdorni lëngun e portokallit apo të limonit. Kjo do të mundej të shkaktonte vetëm irritim dhe efekti i ripërtëritjes do të ngecte. Në fakt, serumi i pasur me vitamina C i përshtatet depërtimit të thellë në lëkurë, ku efekti i tij ka ndikim. Duhet pasur kujdes edhe në sasinë e substancave aktive, duhet të mjaftojnë në ringjalljen e qelizave. Lajm i keq është se serume të tilla janë shumë të shtrenjta e lajmi i mirë është se mund ta përgatitni vetë, dhe atë për shumë pak të holla. Shpeshherë blini serume të gatshme me këta përbërës, por se çmimi i tyre në krahasim me serumin që e bëni vetë është 20 herë më i shtrenjtë.

Përbërësit për serum:

– 1 lugë të vogël acid askorbin në pluhur,

– 3 lugë të vogla ujë të destiluar,

– 1 lugë të vogël glicerinë,

– 1/4 e lugës vitamina E (mund a blini të lëngshëm apo në kapsula),

– 1 shishe nga qelqi, mundësisht e errët.

Vërejtje: Me rëndësi është që asgjë të mos përgatisni me pajisje prej metali, që do të thotë vetëm qeramikë, plastikë apo pajisje prej druri.

Përgatitja:

Në enë shtoni lugën me acid askorbin dhe tri lugë me ujë të destiluar. Përzieni për një kohë të gjatë me një lugë të plastikës, midis 30-60 minuta. Mos t’ju bie ndërmend as rastësisht ta ngrohni ujin në mënyrë që vitamina C të shkrihet më shpejtë. Kjo vetëm do ta shkatërronte. Pas këtij hapi shtoni lugën me cë dhe vitaminën E. Vitamina E në serum shërben si antioksidues shtesë dhe shihet si një stabilizues. Kur të përfundoni, serumin e hidhni në shishen prej qelqit, të errët, dhe para se ta përdorni gjithmonë duhet ta përzieni. Serumin e fituar ta ruani në një vend të errët. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, mund ta zvogëloni sasinë e glicerinës. Serumin mund ta përgatisni madje edhe pa glicerinë, por atëherë mos shtoni as vitamina E sepse nuk tretet në ujë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përdorimi i serumit:

Serumin më së miri është ta përdorni në mëngjes, si gjënë e parë pas pastrimit. Pasi ta keni tharë në tërësi serumin e lini për 20 minuta të veprojë e do të ishte shumë më mire që kjo shifër të dyfishohej në 40 minuta. Mund ta pastroni më pas, pasi që tanimë më serumi e ka “bërë të veten”. Nëse në mëngjes nuk keni dhe aq kohë të mjaftueshme, atëherë të njëjtën mënyrë të aplikimit të serumit mund ta bëji edhe në mbrëmje. Vitamina C është aktive në lëkurë për dy ditë, kështu që nuk keni pse ta përdorni për çdo ditë. Serumin mund ta vëni në qafë, dekolte, duar … Kujdes me cilësinë e serumit, ndaloni ta përdorni porsa ta ndryshojë ngjyrën. Vitamina C është antioksidues që lufton radikalët e lirë të cilët dëmtojnë lëkurën. Nëse serumin e vendosni kohë pas kohe, radikalet e lira më shumë shkaktojnë dëm sesa që serumi bën dobi, kështu që vëni në interval prej dy apo tri ditë. Serumi forcon lëkurën edhe ndaj ndikimeve të rrezeve të diellit. Pakëson njollat dhe aknet. Lëkura bëhet më e ndritshme, e shëndetshme, e shtrënguar, zvogëlohen poret dhe rrudhat. Ja pra, ky serum nuk kushton shumë, e është shumë më i mirë se ata që blihen shumë më shtrenjtë.

Komento