Shalqin ndihmon në humbjen e peshës

Shalqin ndihmon në humbjen e peshës Shalqiri është një mënyrë e shkëlqyer për të rifreskuar veten dhe të humbni peshën e tepërt. Kjo perime e shijshme ndihmon në humbjen e peshës në sajë të mashtrimit të urisë dhe ka efekt të dobishëm për sistemin e tretjes.

Përveç kësaj, është natyrisht i ëmbël dhe mund të ndihmojë kur kaploheni nga kriza për një çokollatë apo akullore. Shalqiri përmban një përqindje të lartë të ujit, deri në 92 për qind dhe vlerë të ulët kalorike: 100 gramë nga kjo perime përmban vetëm 30 kalori, duke e bërë një zëvendësim të përsosur për ëmbëlsirat, transmeton “Zëri.info”.

Megjithatë, për shkak të indeksit të lartë të glikemisë, njerëzit obezë nuk duhet të konsumojnë shalqi në sasi të mëdha, por në qoftë se nuk mund t’i rezistojnë shijes së ëmbël, atëherë duhet që vakti me shalqi të kombinohet me ushqime me indeks të ulët glikemie, të tilla si: mollë, qershi, kungull i njomë, domate, perime jeshile dhe arra, sqarojnë dietologët.

Shalqiri është i pasur me sheqerna të thjeshta, veçanërisht fruktozë dhe pektinë, pastaj hekur, natrium, kalium, magnez, vitaminë C, A, B1 dhe B6. Përmban likopenë, një nga antioksidantët më të fuqishëm, i cili i jep ngjyrë të kuqe dhe shije freskuese. Likopeni është dëshmuar në mbrojtjen kundër kancerit të prostatës, të gjirit dhe të mushkërive.

Komento