Shalqiri të dobëson dhe të përmirëson jetën në çift

Shalqiri të dobëson dhe të përmirëson jetën në çift Në shumë vende perëndimore kanë filluar të shiten shishe me lëng shalqiri, pasi ekspertët thonë se ky frut është i pasur me vitamina, ndihmon në hidratim dhe ka aftësi për t’i dhënë shkëlqim lëkurës.

Të gjitha këto janë të vërteta dhe nëse nuk jeni fans i shalqirit, duhet të bëheni për këto arsye:

Lëkurë e bukur

Shalqiri është perfekt për lëkurën. Të gjithë e humbin kolagjenin me kalimin e viteve dhe humbja e tij është arsyeja kryesore e shfaqjes së rrudhave. Ky frut është i pasur me betakarotene, që ndihmojnë në parandalimin e rrudhave. Hani rreth 180 gramë shalqi në ditë dhe do të keni marrë 20% të sasisë së nevojshme ditore të vitaminës C, që ndihmon në prodhimin dhe ruajtjen e kolagjenit.

Fli qetë

Shalqiri përmban kolinë, një përbërës që gjendet te veza, gjeli i detit dhe brokoli. Ky përbërës ndihmon në rregullimin e orës trupore. Pra, nëse keni ndenjur shumë net pa gjumë, një fetë shalqi ndihmon të ktheheni në rutinën normale.

Luftoni shëndoshjen

Duke qenë se nuk ka fare yndyrë dhe shumë pak kalori, mund të hani shalqi sa të doni pa pasur frikë se shëndosheni. Gjithashtu, përmban 92% ujë dhe për këtë arsye shalqiri ndihmon që të hiqni toksinat nga organizmi. Edhe citrulina që gjendet te shalqiri bën që veshkat të punojnë më mirë.

Viagra natyrale

Citrulina, që në trup kthehet në argininë, luan rol të madh në qarkullimin e gjakut. Arginina i jep shtysë acidit nitrik dhe ndikon në relaksimin e venave të gjakut, të njëjtin efekt që ka edhe viagra. Por, mashkulli duhet të hajë disa kg shalqi që të japë efektin e njëjtë me atë të viagrës.