Shega mënjanon toksinat nga organizmi

Shega është frutë shumë e vlefshme për organizmin e njeriut. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, ndërsa ajo është një nga të paktat fruta e cila ka vitaminat A, B, C, D, E, transmeton “Zeri”.

Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e saj është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes së lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve.

Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e grumbulluara në trupin e njeriut. Ky lëng jep rezultate edhe në luftimin e parazitëve që zhvillohen në zorrë. Shega përmban substanca aktive, të cilat ndihmojnë në ruajtjen në mënyrë të shëndetshme të arterieve dhe sistemit kardiovaskular.