Shenjat që tregojnë se nuk ju dashuron më

Kur një femër buzëqesh dhe prekë një pjesë të trupit, kjo duhet të jetë shenjë se i pëlqeni, apo jo? E, nuk është krejt ashtu. Varet krejt se sa buzëqesh dhe cilën pjesë të trupit prek.

Nëse buzëqesh ashtu në mënyrë artistike, kjo do të thotë se nuk është aspak e interesuar për juve.

Buzëqeshja e rreme: Buzëqeshja nuk është gjithmonë gjë e mirë, ngase buzëqeshja e rreme dhe ajo fals tregon se nuk është e interesuar. Buzëqeshja e madhe ku tregohen edhe dhëmbët, derisa koka është e ngritur lart, është shenjë e keqe, përderisa femra tenton të tregojë se dëshiron të tregohet e sjellshme me juve, derisa është në shoqërinë tuaj.

 

Mënyra se si flet: Përgjigjet e shkurta tregojnë se nuk ju duron. Po ashtu, të folurit e shpejtë është një fakt negativ. Janë bisedat e ngadalshme dhe të qarta ato që janë romantike.

Përplasja e dyerve: Kjo nuk do të thotë se femra nuk ka fjetur mirë, por mund të ju ketë gënjyer diçka. Nëse përplas derën teksa po bisedonit, mund të vëni bast se nuk po kënaqet në shoqërinë tuaj, është krejt e kundërta.

Mos-shikimi në sy: Nëse edhe shikon në drejtim tuajin, por nuk ju shkon në sytë tuaj, kjo do të thotë se nuk jeni tipi i saj. Po ashtu, nëse për disa sekonda ua drejton një mal me kritika, kjo do të thotë se fare nuk është e interesuar për juve.

Komento