Shenjat se jeni të infektuar klamidia

Shenjat se jeni të infektuar klamidiaKlamidia është një sëmundje shumë e rrezikshme seksuale, që bartet përmes infeksioneve.

Nëse ju apo partneri juaj jeni të infektuar dhe nuk merrni ndihmën e duhur,klamidia mund të përhapet edhe në pjesët tjera të trupit dhe të shkaktojë dhimbje, sidomos në stomak sëmundja shkaktohet si pasojë e bakterit “Chlamydia trachomatis”. Lehtë bartet nga një person te tjetri, raporotn Gazeta Kosova Sot

Gjëja më e rrezikshme te ky infeksion me këtë bakter është se rreth 75 për qind e femrave dhe rreth 50 për qind e meshkujve të infektuar nuk kanë asnjë simptomë të vetme, kështu që është me shumë rëndësi të shkoni në kontrolle të rregullta. Simptomat e sëmundjes te fermat: • Rrjedhje e pazakontë nga vagjina; • Gjakderdhje midis ciklit menstrual; • Gjakderdhje pas marrëdhënieve seksuale; • Menstruacione të vështira; • Dhimbje dhe gjakderdhje gjatë aktit seksual; • Dhimbje gjatë urinimit; • Dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut.

SIMPTOMAT E SËMUNDJES TE MESHKUJT:

Rrjedhje të bardhë apo të turbullt nga organi gjenital; • Djegie dhe të kruara në hapësirën e gjenitaleve; • Dhimbje gjatë urinimit.

SI SHËROHET KLAMIDIA:

Klamidia shërohet me antibiotikë. Njëkohësisht duhet të shërohen të dy partnerët e infektuar.

Komento